Edhe kur kondicionerët mund të numëroheshin me gishta nëpër lagjje, dekada më parë, shqiptarët ja kanë dalë me sukses të përballojnë të nxehtë përvëluese. Pa shumë kosto, me mjete rrethanore dhe minimaliste, por që dikur shijon aq shumë sa sot, i kujtojmë me nostalgji përmes një liste që do t'ju kthejë shumë pas në kohë.
1. Shalqini, por vetëm nëse e hamë në këtë formë
2. Nuk ka rëndësi sa kondicionerë ka në shtëpi.
Vetëm kjo, mund të ta heqë vapën!
3. Akullore, por shoqëruar gjithmonë me bozë!
Asgjë s'i freskonte më shumë pasditet e verës sesa një shishe bozë, kur shoqërohej me akullore.
4. Ky pozicion dhe vend gjumi.
Sado i rehatshëm të jetë krevati, gjatë verës fjetja në tokë ka tingëlluar gjithmonë ndryshe. Sidomos me një freskuese përballë.
5. Shapkat në shtëpi gjatë verës nuk kanë qenë kurrë të dashura
6. Shkallët e pallatit ishin oazi më i freskët në botë
Pasditet shoqëroheshin me fqinjët ulur nëpër shkallë, një grusht qershi dhe një kafe turke. Pastaj veranda ishte zgjidhje e një tjetër niveli!
7. Në zhegun e vapës, çdo derë të çdo kati do ta gjeje hapur!
Mund të shihje pa asnjë lloj problemi si ishte atmosfera familjare e komshinjve. Madje, kishte edhe nga ata që hynin deri në kuzhinë për të të "përshëndetur" pa trokitur, pavarësisht se mund të të gjenin në gjumë, duke ngrënë apo duke u zënë me një nga pjesëtarët e shtëpisë.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.