Margo, vajza pas Instagramit të Anabel Media, pyeti ndjekësit nëse "ka ndonjë fjalë në shqip që nuk e shqiptojnë dot, e thonë me vështirësi ose e ngatërrojnë shpesh".
Përgjigjet ishin të shumta dhe disa prej tyre, edhe njësoj. Ja cilat na qenkërkan fjalët më të vështira sipas jush:
"Ngatërrohem me fjalën/nuk them dot fjalën...."
#1 - Thashethemaxhinj.
#2 - Teknikum - e them gabim "tetnikum".
#3 - Çekosllovaki.
#4 - Im shoq nuk thotë "hidraulik".
#5 - Masazhatorja.
#6 - "Shtatë" ose "shtatëmbëdhjetë", mezi i shqiptoj.
#7 - Nuk them dot fjalët që kanë shkronjën 'R' brenda.
#8 - Nuk shqiptoj dot 'gj','zh','ll'.
#9 - Dasmë, e them "dasëm".
#10 - Flirtim/ Filtrim.
#11 - Arkivol/ Akrivol.
#12 - Infarkt.
#13 - Kardiokirurgji.
#14 - Fjalës "plakë", i them "pllakë".
#15 - Stazhiste me shtaziste.
#16 - Shefqet/ Shefshqet.
#17 - Dhallë/ Llallë.
#18 - Fjala "frigorifer" më del gjithmonë "figorifer" (e përsëritur disa herë).
#19 - Veterineri - në trurin tim është gjithë kohës "veterireri".
#20 - Ventilatori, makina llogaritëse, pelegrinazh - Nuk i shqiptoj dot, a thua se jam tapë.
#21 - Niseshte.
#22 - Identiteti (e përsëritur disa herë).
#23 - Fjalën "valixhe" më vjen ta them "lavatriçe" dhe anasjelltas. S'e di pse.
#24 - Popullariteti, popullim.
#25 - Shitëses - shitësesh, shitëshesh.
#26 - Arbitër.
#27 - "Portokall" e them "portokadh", nuk shqiptoj dot shkronjën 'Ll'.
#28 - Rikonstruksion. As tani s'jam e sigurt a e shkrova mirë.
#29 - I/e suksesshme.
#30 - Çdo fjalë që ka ç/q dhe gj/xh.
#31 - Ngatërroj në përdorim: 'konfidencë' dhe 'koiçidencë' (Të dyja fjalët janë të huazuara. Fjalët përkatëse në shqip do të ishin: Vetëbesim/besim dhe rastësi).
#32 - Perfekt me prefekt.
#33 - Kolaudim/Koalidim.
#34 - Pediatri (e përsëritur disa herë).
#35 - Skulpturë/ Sklupturë.
#36 - Infrastrukturë/ Infrasturkturë.
#37 - Kërpudha/ Kërpudhra.
#38 - "Luaj rolin" e them "Ruaj lorin".
#39 - Kur them fjalën "mund", e them ngadalë dhe mendohem se ndonjëherë më duket sikur tjetri e dëgjon "m*t".
#40 - Siç shihet.
#41 - Shpretkë.
#42 - Otorinolaringolog.
#43 - Kaçavidë/ Çakavidë.
#44 - Acidi hialuronik (dhe tani e kërkova diku, që ta shkruaja saktë).
#45 - Bangladesh/ Bangdalesh.
#46 - Fjalën "ngatërrohem", e them "ngatarrohem", por e shkruaj saktë.
#47 - Afrodiziak.
#48 - Nuk them "Laç", por "Laq".
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.