Celebrity

Reperja Iggy Azalea thotë se 'Britney nuk po e ekzagjeron' dhe tregon në detaje se çfarë ka parë!

Shkruar nga Anabel

2 Korrik 2021

Reperja Iggy Azalea thotë se 'Britney nuk po e ekzagjeron' dhe

Reperja Iggy Azalea ka mbështetur publikisht pretendimet e Britney Spears për abuzim nga kujdestaria e babait të saj Jamie, i cili vazhdon të jetë ende kujdestar zyrtar i saj. Azalea, e cila bashkëpunoi me Spears në 2015, ndau një deklaratë në Twitter duke detajuar incidente që ajo dëshmoi gjatë punës së tyre në këngën "Pretty Girls", të cilën ato e interpretuan atë vit në Billboard Music Awards.

"Unë personalisht isha dëshmitare e të njëjtës sjellje që Britney detajoi në lidhje me babain e saj javën e kaluar dhe  thjesht dua ta mbështes dhe t'i them botës se: Ajo nuk po e ekzagjeron ose gënjen."

Azalea kujtoi momentet kur kishte vënë re se Britney ishte e kufizuar edhe nga gjërat më të çuditshme dhe më të parëndësishme, si "sa pije me gaz i lejohej të pinte". Më pas, ajo solli në vëmendje një tjetër moment, kur pak para performancës së tyre, i ati i Spears i kërkonte reperes të firmoste me këmbëngulje një kontratë. 

"Mënyra se si ai po përpiqej të më bindte të firmosja kontratën, më duket shumë e ngjashme me taktikat që Britney tha se ai përdori mbi të në një shfaqje në Las Vegas."

Lidhur me perfomancën e Britney-t në Las Vegas, ajo ka thënë më parë:

"Ai më dha një fletë ndërsa zbrita nga skena në Vegas dhe tha që duhej ta nënshkruaja. Ishte shumë kërcënuese dhe e frikshme, dhe me kujdestarinë, unë nuk munda të merrja as avokatin tim ”.

Iggy e mbyll duke thënë se "Britney Spears nuk duhet të detyrohet të ketë pranë dikë që qartazi po ndikon negativisht në shëndetin e saj mendor."

Burimi: Vulture