Bota

Në këtë shtet, tani është e paligjshme të mos tregosh se ke përdorur photoshop në foto/video!

Shkruar nga Anabel

2 Korrik 2021

Në këtë shtet, tani është e paligjshme të mos

Norvegjia ka miratuar një ligj drejtuar editimit të fotove, në një përpjekje për të adresuar çështjet e imazhit të trupit në shoqëri. Ligji i ri kërkon që krijuesit e përmbajtjes (content creators) të zbulojnë kur kanë edituar apo shtuar filtra në një foto.

Në legjislacion deklarohet:

"Çdo foto ku 'forma, madhësia ose lëkura e trupit është ndryshuar nga re-touch ose manipulime të tjera', duhet të shënohet si e modifikuar".

Përveç reklamave, ligji përcakton gjithashtu që personazhet e famshëm dhe "influencers" të rrjeteve sociale duhet të shënojnë nëse paguhen ose përfitojnë në një farë mënyre nga postimi. 

Rregullat e reja u miratuan me shumicë dërrmuese muajin e kaluar në parlamentin norvegjez me një votim 72 me 15, sipas Yahoo News.

"Editimi i fotove luan një rol në pasigurinë sociale, ndërgjegjësimin e keq dhe vetëvlerësimin e ulët dhe kontribuon në presion që u bëhet njerëzve për trupat e tyre", tha ministria e Fëmijëve dhe Familjes. "Ligji synon t'i kushtojë vëmendje të veçantë mënyrës së si portretizohen gratë në shoqëri dhe si e gjithë kjo kontribuon në pasiguritë e tyre."

Deklarata vazhdonte:

"Shpresojmë që me këto masa të japim një kontribut të dobishëm dhe një mesazh të rëndësishëm në frenimin e ndikimit në negativ, që kanë reklama të tilla, por jo vetëm, veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë."

Ligji, një ndryshim në Aktin e Tregut/Marketingut të vitit 2009, duhet të miratohet nga mbreti i Norvegjisë përpara se të miratohet zyrtarisht.

Burimi: The Hill