Penisi veror dhe sindroma e penisit veror janë dy gjendje të ndryshme.
Penisi veror nuk është një gjendje e njohur mjekësore. Bazohet te thëniet se gjatë verës penisi duket të jetë më i madh, ndërsa gjatë dimrit më i vogël.
Megjithëse nuk ka mbështetje mjekësore për këtë pretendim, ka një numër shpjegimesh për pretendimin, duke përfshirë:
- Gjatë verës, njerëzit hidratohen më shumë. Hidratimi i duhur mund t’i japë penisit pamjen e një madhësie më të madhe.
- Enët e gjakut mund të zgjerohen për të rregulluar nxehtësinë gjatë ditëve me temperatura të larta në verë dhe të tkurren si reagim ndaj të ftohtit në dimër. Ky zgjerim/tkurrje mund të ndikojë te mënyra si perceptohet pamja e tij gjatë verës në krahasim me dimrin.
Ndërsa sindroma e penisit veror është një gjendje mjekësore sezonale. Ajo karakterizohet nga skuqje, ënjtje dhe kruarje të lëkurës së penisit dhe zakonisht shkaktohet gjatë muajve të verës nga pickimet e një lloji merimangeje. Gjendja zakonisht trajtohet me medikamente oralë, kompresa të ftohta, kremra etj.
- 7 fakte të besuara gjerësisht për spermën, që në fakt janë të gabuara
- Penisët po shkurtohen për shkak të klimës, thekson një studim i ri
Burimet: Men's Health, Healthline