Celebrity

Pas rilidhjes me Ben Affleck, J.Lo flet për herë të parë: ‘Nuk kam qenë kurrë më mirë’

Shkruar nga Anabel

6 Korrik 2021

Pas rilidhjes me Ben Affleck, J.Lo flet për herë të parë:

Jennifer Lopez po e shijon kaq shumë jetën e saj në këtë momente – sigurisht që ajo nuk foli për dikë në mënyrë specifike, por nuk do shumë mund që ta kuptojmë se për çfarë e ka fjalën.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur,” tha ajo për Zane Lowe në Apple Music. “E di që njerëzit gjithmonë pyesin: ‘Si je? Çfarë po ndodh? A je mirë?’ Kjo është. Nuk kam qenë kurrë më mirë.”

“Dua që njerëzit të kujdesen për mua – sepse unë kujdesem për ta aq shumë,” shtoi ajo.

“Kam arritur me të vërtetë në një pikë në jetën time kur jam shkëlqyeshëm vetë. Dhe mendoj që sapo të kesh arritur atë pikë, atëherë të ndodhin gjëra të mahnitshme që kurrë nuk i imagjinon që në jetën tënde mund të ndodhin sërish.”

Pas rilidhjes me Ben Affleck, J.Lo flet për herë të parë:

J.Lo shmangi me stil çdo përmendje të Ben Affleck, por tha që “e adhuron gjithë dashurinë që po merr tani”.

“Dua thjesht që të gjithë të dinë që është koha më e mirë për mua. Është periudha më e mirë e jetës sime.”

Ok, Jenn. Qartë.