Celebrity

Bill Gates foli për divorcin gati i përlotur, thonë disa zëra

Shkruar nga Anabel

13 Korrik 2021

Bill Gates foli për divorcin gati i përlotur, thonë disa

Bill Gates foli për arsyen e divorcit, i pranishëm në “kampin veror për miliarderët” të Allen & Co. javën e kaluar në një seancë “emocionuese”, për të cilën një burim tha për New York Post se themeluesi i Microsoft ishte në prag të lotëve.

Gjatë një seance pyetje-përgjigje jashtë kamerave, drejtuesi i CNBC, Becky Quick, e pyeti miliarderin për divorcin e tij me Melinda-n, gruan prej 27 vjetësh.

“Ai në thelb iu referua faktit që divorci ishte faji i tij,” tha burimi. “Ai dukej i emocionuar për këtë. Mund të ketë qenë në prag të lotëve,” shtoi po i njëjti burim.

Gates nuk përmendi “tradhti” kur diskutoi fundin e martesës, të cilin një i pranishëm tjetër e përshkroi si “shumë prekës”.

Bill dhe Melinda njoftuan divorcin në maj të këtij viti.

"Pas një analize të gjatë mendimesh dhe një pune shumë të madhe në marrëdhënien tonë, kemi vendosur t'i japim fund martesës."- shkruan në Twitter. 

Sipas tyre, divorci erdhi pasi besonin se nuk "mund të rriteshin më si çift".