Celebrity

Aq ishte! Kanye dhe Irina i dhanë fund për arsyen më të thjeshtë në botë

Shkruar nga Anabel

14 Korrik 2021

Aq ishte! Kanye dhe Irina i dhanë fund për arsyen më të

Kanye West dhe Irina Shayk duket se i kanë dhënë fund romancës së zjarrtë që jetuan pak javë më parë! Burime për Page Six thonë se ishte reperi ai që i ka kërkuar modeles ta shoqëronte në Paris për një shfaqje mode dhe kjo e fundit duket se e ka ~refuzuar~.

"Ajo e pëlqen Kanye-n si shokë, por s'do një marrëdhënie me të. Nuk do të donte as të përflitej publikisht si e lidhur me të, siç ndodhi së fundmi kudo nëpër internet."

Dyshja, që tani janë thjesht shokë, u panë bashkë në Provence, Francë, duke festuar ditëlindjen e 44-ët të West, e ndërsa për herë të fundit u panë teksa ktheheshin në USA pas udhëtimit në Francë.

Irina, e cila është 100% single është shumë e lumtur vetëm dhe e gjithë vëmendja e saj është tek vajza 4-vjeçare që ka me Bradley Cooper.

Nuk e dimë ç'i bëri njerëzit të mendonin se Kanye dhe Irina mund të ishin aq të dashuruar sa dukeshin, por dyshja janë miq prej shumë vitesh, që nga koha e bashkëpunimit të saj në videoklipin e reperit.

Aq ishte! Kanye dhe Irina i dhanë fund për arsyen më të