Shumë prej nesh e dinë ndjesinë e dhimbshme të momentit kur kupton se shoqja ose shoku i ngushtë, nuk është fiks personi që mendoje dhe zhgënjimi është i vërtetë. Më poshtë, disa përdorues të Reddit tregojnë cili ishte ky moment për ta (via Buzz Feed).
1. Unë kujdesesha për fëmijët e saj dhe gjithçka shkonte mirë. Rrinim bashkë, shihnim filma, flsnim etj. Por sapo filloi të mos kishte më nevojë për një "dado" fëmijësh, fillova të mos dëgjoj më kurrë prej saj. Disa njerëz janë miqtë e tu të ngushtë, derisa nuk kanë më nevojë për ty.
2. U ftova në festën e beqarisë të njërit nga shokët e grupit tonë të shoqërisë. Aty kuptova se nuk isha ftuar në dasmë dhe atyre iu duhej të ftonin dikë te festa beqarisë për të ndarë shpenzimet.
3. Kur ishim në shkollë, e mbaronim mësimin në orare/vende të ndryshme dhe prisnm njëri-tjetrin para se të hanim, dilnim etj. Mua nuk më prisnin asnjëherë.
4. Një 'mik' në universitetin tim u përpoq të vidhte detyrën time të kursit, të bënte sikur ishte e tija dhe të më nxirrte jashtë për vjedhjen e "punës së tij". Sidoqoftë, unë kisha ndihmë në rregullimin e gjërave nga një prej profesorëve të mi gjatë fillimit të vitit, kështu që në vend të kësaj, ai u përjashtua dhe u fut në listën e zezë të universitetit.
5. Zbulova se miqtë e mi kishin një grup ku flisnin bashkë online, vetëm unë nuk bëja pjesë aty.
6. Sa herë që do dilnim, i dilte "diçka e papritur".
7. Shoqja ime e ngushtë në gjimnaz, nuk më thoshtë kurrë "po" për të dalë. Shihte gjithë opsionet për fundjavë dhe me mua dilte vetëm kur gjithë të tjerët ishin të zënë për plane.
8. Kur më vodhën telefonin dhe humba numrat e tyre. Numri im nuk ndryshoi, por ne thjesht nuk folëm më. Mesa duket, e paskam mbajtur unë miqësinë gjithë këtë kohë.
9. Unë i kërkova ish-shoqes së ngushtë të merrte një ditë pushimi për ditën e Saint Patrick, pasi ne gjithmonë e festonim bashkë. E kujtova ca ditë para për ta finalizuar atë që do bënim dhe përgjigjja e saj ishte: "Oh, po unë kam bërë plan X. Hajde na tako po kalove andej."
10. Unë po përpiqesha të hapesha dhe të flisja për ta me gjëra shumë delikate që po ndodhnin në jetën time. Vazhdonin talleshin dhe bënin shaka e më bënin presion për të pirë me ta. Aty kuptova se kisha një miqësi shumë sipërfaqësore.
11. Sapo mbaroi gjimnazi, mësova gjithë thashethemet që kishin bërë për mua.
12. Kur kuptova se thjesht të qenit në të njëjtën dhomë me atë person më bënte të mjerë. Ajo ishte aq e pasigurt, sa duhej të ulte vazhdimisht të tjerët për t'u ndjerë mirë.
13. Ne kishim vendosur të shkonim të shijonim muzikë në një institucion lokal. Unë fola me shumë njerëz nga grupi, duke konfirmuar kohën e takimit. Arrita dhe askush tjetër s'ishte atje. Shfaqen pak më vonë së bashku. Rezulton se kishin qenë gjithë ditën bashkë dhe vetëm unë nuk isha ftuar.
14. Kur kuptova se isha gjithnjë unë ai që thërrisja. Kur nuk ju kërkova më të dilnim, miqtë e mi u zhdukën.
15. Kur u divorcova, askush nuk më pyeti njëherë "Si je?"
16. Kur u ndava me të dashurin, djali që e mendoja si shok të ngushtë, më tha: "A është radha ime tani?"