Celebrity

Ashton Kutcher do shkonte në hapësirë, por ndërroi mendje pas fjalëve të gruas, Mila Kunis!

Shkruar nga Anabel

16 Korrik 2021

Ashton Kutcher do shkonte në hapësirë, por ndërroi mendje

Ditë pasi miliarderi Richard Branson bëri një fluturim historik në hapësirë me anijen e tij Virgin Galactic për herë të parë, Ashton Kutcher zbuloi se më parë kishte një biletë për t'u bashkuar me misionin tjetër. Derisa gruaja e tij, Mila Kunis e bëri atë të rivlerësojë dhe njëherë rrezikun.

Ashton Kutcher do shkonte në hapësirë, por ndërroi mendje

"Kur u martova dhe u bëra me fëmijë, gruaja ime në thelb më inkurajoi duke thënë që nuk ishte një vendim i zgjuar për familjen të shkojmë në hapësirë kur kemi fëmijë të vegjël, kështu që unë përfundova duke e shitur biletën time në Virgin Galactic", tha 43-vjeçari. "Unë duhej të isha në fluturimin tjetër, por nuk do të jem."

Sidoqoftë, Kutcher mbetet optimist, duke thënë:

"Por në një moment, unë do të shkoj në hapësirë".

Mësoni më shumë rreth fluturimit të Richard Branson këtu dhe këtu.

Ashton Kutcher do shkonte në hapësirë, por ndërroi mendje

Burimi: People