Planeti

Më shumë se 120 të vdekur: Çfarë po i shkakton përmbytjet në Europë?

Shkruar nga Anabel

17 Korrik 2021

Më shumë se 120 të vdekur: Çfarë po i shkakton

Një pjesë e Europës po përballet me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje që kanë shkaktuar më shumë se 120 të vdekur dhe qindra të tjerë të zhdukur.

Gjermania është vendi më i goditur nga pasojat e motit ektrem, ku numri i viktimave është më shumë se 100, ndërsa në Belgjikë janë raportuar 20 njerëz që kanë ndërruar jetë deri tani. Franca, Hollanda dhe Zvicra janë gjithashtu të prekura nga shirat e rrëmbyeshëm.

Më shumë se 120 të vdekur: Çfarë po i shkakton
Erftstadt, Gjermani

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, tha se luftimi i ndryshimit të klimës ishte mënyra e vetme për të parandaluar që katastrofat natyrore në këtë shkallë të ndodhin më shpesh.

Më shumë se 120 të vdekur: Çfarë po i shkakton
Para
Bad Neuenahr-Ahrweiler, Gjermani
Më shumë se 120 të vdekur: Çfarë po i shkakton
Pas
Bad Neuenahr-Ahrweiler, Gjermani

Stefan Rahmstorf, një profesor i fizikës së oqeanit në Institutin e Potsdamit për Hulumtimin e Ndikimit të Klimës, tha se ishte e paqartë nëse reshjet ekstreme të shiut në Gjermani ishin një rezultat i drejtpërdrejtë i ngrohjes së planetit.

"Por mund të thuhet se ngjarje të tilla po bëhen më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale," tha ai për Associated Press, duke theksuar se ajri më i ngrohtë mund të thithë më shumë avuj uji që bien si shi.

Më shumë se 120 të vdekur: Çfarë po i shkakton
Bad Münstereifel, Gjermani

"Rritja e shiut të rëndë dhe ulja e ditëve me shi të dobët tani shihet qartë edhe në të dhënat vëzhguese, veçanërisht në gjerësitë gjeografike që përfshijnë edhe Gjermaninë," tha Rahmstorf.

Më shumë se 120 të vdekur: Çfarë po i shkakton
Schuld, Gjermani

Shkencëtarët kanë parashikuar prej kohësh se ndryshimi i klimës do të çojë në mot më ekstrem, si valë të nxehtësisë, thatësira dhe përmbytje. Emetimet e gazrave, djegia e pyjeve dhe aktivitete të tjera po ngrohin planetin. Ndërsa atmosfera nxehet, ajo mban më shumë lagështirë e cila sjell më shumë shi.

Të gjitha vendet që kanë përjetuar përmbytje kohët e fundit - Gjermania, Belgjika, Hollanda, Londra, Edinburgu, Tokio - mund të kishin pasur shi veror edhe pa krizën e klimës, por përmbytjet nuk kishte gjasa të ishin kaq intensive.

Shtatë vitet më të nxehta të planetit janë regjistruar të gjitha që nga viti 2014.

Burimet: Euronews, Guardian, Deutsche Welle