Celebrity

Për një arsye shumë të thjeshtë, Cardi B nuk do bëjë një 'baby shower' për fëmijën e dytë!

Shkruar nga Anabel

23 Korrik 2021

Për një arsye shumë të thjeshtë, Cardi B nuk do

Sikurse me siguri e keni dëgjuar, Cardi B dhe Offset janë në pritje të një fëmijes të dytë, lajm të cilin reperja e zbuloi në BET Awards të muajit të kaluar.

Sidoqoftë, çifti ka vendosur që kësaj radhe të mos bëjnë një festë mirëseardhjeje për fëmijën, apo diçka për të zbuluar gjininë dhe arsyeja është e kuptueshme.

Gjatë një interviste në radion Stationhead, Cardi tha:

"Nuk do bëj 'baby shower' për fëmijën e dytë. Kjo është edhe arsyeja pse ditëlindja e Kulture ishte aq e madhe."

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cardi B (@iamcardib)

Jo shumë kohë më parë, reperja bëri një festë madhështore ditëlindjeje për vajzën 3-vjeçare. Shumë e quajtën "festë më gjigante se një dasmë".

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cardi B (@iamcardib)

"Thjesht mbingarkohem kur bëj këto ditëlindje të mëdha dhe mendoj se baby shower-i i bebit të dytë është shumë afër me ditëlindjen. Do ishte e njëjta gjë, të njëjtët njerëz."

E kuptueshme!

Për një arsye shumë të thjeshtë, Cardi B nuk do

Burimi: Yahoo