Kanye West mezi foli gjatë një eventi të organizuar të enjten në mbrëmje për albumin e tij të radhës, “Donda", por sidoqoftë, shumica e të pranishmëve ishin në këmbë duke pritur me padurim albumin e shumëpërfolur.
KANYE WEST IS HERE #DONDA pic.twitter.com/8oNwJqPHBY
— Complex Music (@ComplexMusic) July 23, 2021
West e prezantoi “Donda” në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta - album i titulluar në nder të të ëmës, Donda West, e cila ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare pas ndërlikimeve pas një operacioni plastik në 2007.

Eventi për të dëgjuar albumin – që u transmetua drejtpërdrejt në Apple Music – ishte një arritje e madhe për Kanye-n, pasi vendet u zunë të gjitha fill sapo ai njoftoi vetëm dy ditë para se çfarë do të organizonte.
Kanye u shfaq i qetë, i mbulur me maskë. Në shumicën e këngëve, të pranishmit dëgjonin në heshtje dhe duartrokisnin në fund të këngëve.
Kanye becomes first artist to sell out a stadium just to have people watch him vibe to his own music all by himself for an hour. #DONDA
— Allow CashOut? (@kelly__bill) July 23, 2021
#DONDA pic.twitter.com/XKCPSdtNX9
Ta pranishëm në stadium qenë edhe ish-bashkëshortja, Kim Kardashian dhe fëmijët. Së bashku me Kim, qëndronte edhe Khloe. Të tjerë të famshëm qenë 50 Cent, Lil Kim, Caitlyn Jenner, A$AP Rocky dhe 2 Chainz.
Në këngën “Love Unconditionally”, Kanye thuhet se u përlot teksa reponte se “po humbte familjen”.
Fansat u surprizuan nga bashkëpunimi me Jay-Z, që u vendos e fundit në radhë.
#DONDA Jayz and Kanye West gets back on track. pic.twitter.com/lJQkqb1YGW
— ???echi (@kaycdgreat) July 23, 2021
Nëpër rrjete sociale, njerëzit nisën të shpresojnë se mund të jetë një “Watch the Throne” i dytë, albumi i tyre i vitit 2011. Mesa duket, marrëdhënia është përmirësuar. Në 2018-n, Kanye deklaroi se tensioni me Jay-Z nisi për shkak se ai dhe Beyonce nuk i shkuan në dasmë.
“This might be the return of the throne!” - Jay Z on Kanye West DONDA album.?? pic.twitter.com/4KHDFnX6kA
— Hip Hop Ties (@HipHopTiesMedia) July 23, 2021
“Donda” është albumi i fundit i West, pas “Jesus is King” në vitin 2019, i cili fitoi Grammy për Albumin më të Mirë Bashkëkohor me temë krishtërimin.
TRAVIS SCOTT, BABY KEEM & KANYE WEST #DONDA pic.twitter.com/k0dS6aEpJ2
— .// (@9xx6xx) July 23, 2021
Për momentin, është e paqartë kur do të publikohet "Donda" në platformat muzikore:
*People waiting for DONDA*
— Thanos : Petty Variant (@Slim_Thanos) July 23, 2021
Kanye West : pic.twitter.com/IQguvmnQXl