“Kanye me siguri di si të të bëjë të ndihesh i varfër,” bëri shaka dikush në Twitter, pasi një menu, që pretendohet se ishte në eventin e organizuar nga reperi për të prezantuar albumin “Donda”, u bë virale.
Kayne sure know how to make you feel poor
— GiannisLovesTheKids (@djpuffyp) July 23, 2021
Arsyeja pse u komentua gjatë janë çmimet në menu, me hotdog 40 dollarë apo 45 dollarë për biskota. Në menu përfshihen edhe kokoshka të ëmbla/të kripura për 35 dollarë apo një shportë me snacks që kushton 65 dollarë.
I know you fucking lying. #DONDA pic.twitter.com/HgkA5J05Lu
— Lula D. (@iRunWithLula) July 23, 2021
Natyrisht, Twitteri nuk kishte si të mos komentonte. Disa përdorues e mbrojtën reperin, duke thënë se çmimet ishin për suitat në stadium; të tjerët thjesht u tallën.
Lol it make sense why “donated” them tickets now… he knew he was gonna make that money back
— L E X (@iamlexstylz) July 23, 2021
Në fillim të javës, Kanye dhuroi 5000 bileta për kolegjet në zonën e Atlanta-s, që kanë qenë historikisht për njerëzit me ngjyrë. “Ka kuptim pse dhuroi bileta. E dinte që do t’ua merrte mbrapsht paratë,” shkroi dikush.
Nuk është hera e parë që Kanye kritikohet për çmimet e ushqimeve. Në vitin 2019, shumë njerëz kërkuan paratë e tyre mbrapsht pasi paguan 55 dollarë për këtë vakt të shërbyer në një event falas të Kanye-s: