Një situatë e çuditshme po ndodh në faqen e Britney Spears në Instagram ndërsa fotoja e saj (duke qenë topless), vazhdimisht po hiqet dhe po ripostohet. Deri më tani, këngëtarja e ka rihedhur foton 3 herë.

Njerëzit në Instagram pyesin "kush po ia heq foton Britney-t?", ndërsa të tjerë thonë se "fotoja është një shkelje e udhëzimeve të Instagramit sepse është topless". Spekulime të tjera përfshijnë dhe idenë se ekipi i saj i kujdestarisë po i mban nën kontroll profilin.
Fansat e Britney-t janë përpjekur vazhdimisht të deshifrojnë postimet e saj në rrjetet sociale me shpresën për të kuptuar nëse ajo po përpiqet të dërgojë një thirrje për ndihmë ose të dërgojë mesazhe të fshehta në publik. Lëvizja #FreeBritney ka udhëhequr këto diskutime në rrjetet sociale për disa vite.
- ‘Mendoj që po përpiqeshin të më vrisnin’: Rrëfimi tjetër tronditës i Britney Spears
- Fotot e dyshimta po i bëjnë njerëzit të mendojnë se Britney s'ka më kontroll të Instagramit të saj!
- Pas deklaratave tronditëse, gjykata jep vendimin për kujdestarinë e Britney-t!
- Britney thyen për herë të parë heshtjen kundër kujdestarisë 'abuzive': Dua jetën time mbrapsht!