Simone Biles, gjimnastja e quajtur ndryshe si 'Ylli i Lojërave Olimpike', është tërhequr nga finalja e garës së Lojërave Olimpike në Tokio, për shkak të problemeve me shëndetin mendor. Vendimi për të hequr dorë erdhi pas një vizite mjekësore, nga ku rezultoi se nuk është në gjendje për të garuar.
Kjo, ja bëri të pamundur gjimnastet së talentuar për të garuar me ekipin e vajzave ditën e djeshme, por sidoqoftë bazuar në deklaratën e gjimnastëve amerikanë, është e mundur që Biles të mund të marrë pjesë në 4 finalet e tjerë gjatë javës së ardhshme.
"Ne e mbështesim me gjithë zemër vendimin e saj dhe forcën që tregoi duke vendosur si prioritet mirëqënien e saj. Kurajoja e saj tregoi edhe njëherë tjetër se është shembull për të gjithë."- shkruhet në faqen zyrtare të gjimnastëve amerikanë.
Simone do të zëvendësohet nga Jade Carey, e ndërsa situata e Biles do të shihet me kujdes para se të merret vendimi për garimin e saj javën e ardhshme.
Mes gjithë atyre që mbështetin vendimin e saj për t'u tërhequr, ishte dhe Michael Phelps, fituesi i 23-medaljeve të arta në Lojërat Olimpike.
"Jam zemërthyer ta dëgjoj këtë lajm, por ky është shembull i mirë për të kthyer sytë nga shëndeti mendor. Eshtë shumë herë më i rëndësishëm dhe më i madh nga ç'e imagjinojmë ne. Ne mbajmë shumë mbi shpatulla dhe është sfiduese veçanërisht kur gjithë sytë dhe pritshmëritë janë tek ne. Për mua përshembull, ka qenë shumë e vështirë të kërkoj ndihmë, por në fund të ditës jemi njerëz.'- u shpreh ai.
Përtej presionit të kamerave, garës dhe çdo gjë që ndodh pas shkëlqimit të Lojërave Olimpike, gjimnastja e talentuar, nuk ka patur një jetë të thjeshtë.
Në moshën 6-vjeçare, nëna e saj Shanon Biles e dha të bijën Simone dhe dy fëmijët e tjerë për adoptim tek babai i saj, Ronald dhe gruaja Nellie. Shanon ishte e varur ndaj narkotikëve dhe alkoolit, e tani e shikon të bijën të triumfojë nga televizori i shtëpisë së saj në Ohio. Simone mundi ta shihte të ëmën përsëri vetëm gjashtë vjet më vonë. Gjyshi i saj nuk donte t'i linte ta takonin nënën që i kishte braktisur tek ai. Por Shanon ka treguar për DailyMail se ishte më mirë kështu, pasi ende nuk kishte zgjidhur problemet e varësisë.
E rritur pra nga gjyshi, Simone që e vogël tregoi një talent të jashtëzakonshëm në gjimnastikë. Dhe në herën e parë të saj në Lojërat Olimpike, nderoi Amerikën dhe si rrallëherë, një gjimnaste afro-amerikane po kthehet në një yll në këtë sport. Ekipi amerikan i gjimnasteve shpesh quhet 'ekipi me diversitet', pasi përfshihen në një ekip të tillë dy gjimnaste afro-amerikane.
E ndërsa sot, vendimi i Biles për të mbrojtur "mendjen dhe trupin" e saj në vend që të bëjë thjesht atë që bota do që ajo të bëjë, ishte një tjetër shembull që tregon guxim dhe kurajo që shkon përtej talentit.
Burimi: The Guardian