Duhet ta shihni që ta besoni! Fushata e fundit e Burberry në bashkëpunim me aktorin 37-vjeçar Adam Driver po bën shumë bujë.
Burberry publikoi videon prezantuese për parfumin Burberry Hero, ku Driver shërben si imazh. Me këngën “Two Weeks” të FKA twigs në sfond, reklama 2-minutëshe tregon aktorin që vrapon pranë një kali.
Më pas, të dy notojnë në ujë. Sapo aktori del në sipërfaqe, shfaqet si centaur (figurë e mitologjisë greke që përfytyrohej si një krijesë nga mesi e sipër njeri dhe nga mesi e poshtë kalë).
“Fushata sfidon stereotipet tradicionale mashkullore, duke bashkuar kalin dhe njeriun dhe duke krijuar një mit modern. Përmes metaforës së gjallë të një njeriu që bëhet një krijesë mitike në detin e fuqishëm, fushata ilustron historinë e një njeriu që kërcen në të panjohurën dhe shndërrohet në diçka të re, duke qëndruar besnik ndaj vetvetes,” shkruhet në njoftimin për shtyp.
Në njoftim shkruhet se Driver "mishëron frymën e parfumit, duke përqafuar lirinë e shprehjes dhe bukurinë e kontradiktave".
Introducing #BurberryHero, the new fragrance from Burberry Beauty embodied by #AdamDriver
— Burberry (@Burberry) July 28, 2021
Directed by #JonathanGlazer of Academy Films
Music: ‘Two Weeks’ by FKA twigs#Burberry #BurberryBeauty pic.twitter.com/vPVCqp7rEr
Riccardo Tisci, drejtori ekzekutiv i Burberry Group i cili qëndron pas parfumit, deklaroi se donte që aroma të "përfshijë burrërinë moderne, të luajë mbi thelbin e instinkteve primare njerëzore dhe shtazore" dhe të kanalizojë "dualitetin midis forcës dhe ndjeshmërisë".