Mund të zbuloni shumë më tepër nga ç'mund ta kishit imagjinuar!
1.
Çfarë hëngre për drekë?
2.
A luajtët ndonjë lojë sot?
3.
Cila ishte gjëja më e këndshme që bëre sot?
4.
A bëri dikush ndonjë sjellje shumë të veçantë me ty sot? Nëse po, ma trego pak.
5.
Kush të bëri për të qeshur sot?
6.
A mësove ndonjë fakt të ri sot? Ma trego!
7.
Kush kishte drekën më të mirë sot dhe çfarë ishte ajo.
8.
A të sfidoi ndokush sot?
9.
Nga 1 tek 10 si do ta rendisje ditën tënde? Pse?
10.
Nëse 1 nga shokët e tu të klasës do të ishte mësuesi juaj për 1 ditë, kush do të ishte? Pse pikërisht ai?
11.
Nëse ti do kishe shans të ishe mësuesi nesër, çfarë do t'i mësoje të tjerëve?
12.
A të mërziti dikush sot?
13.
Ke ndonjë në klasë që do ta bësh shokë, por s'e ke bërë akoma?
14.
Cili është rregulli më i rëndësishëm që të ka dhënë mësuesja?
15.
A të kujton mësuesja jote dikë tjetër? Kë dhe si?
16.
Më thuaj diçka që mësove për ndonjë nga shokët e tu sot.
17.
Çfarë ishte një gjë që ti e bëre sot dhe të ndihmoi?
18.
Për çfarë u ndjeve krenar sot?
19.
Ka ndonjë rregull që të duket shumë i vështirë për t'u ndjekur?
20.
Çfarë është një gjë që do ta mësosh me çdo kusht para se shkolla të mbarojë?
Burimi: Pop Sugar