Në një listë me 100 videoklipe të renditura nga Rolling Stone – revista muzikore më prestigjioze në botë – “Formation” e Beyoncé-s renditen në vendin e parë, duke lënë pas klipe si “Billie Jean” e Michael Jackson apo “Kiss” të Prince.
“Nëse albumi vizual [Beyoncé, i publikuar në vitin 2013] e bëri atë një nga artistët më të mëdha të të gjitha kohërave, videoklipi i ‘Formation’ (dhe albumi pasues ‘Lemonade’) e bënë një nga më të rëndësishmet.” – shkruan Rolling Stone.
Për krijimin e “Formation”, Beyoncé bashkëpunoi me regjisoren Melina Matsouka, e cila u frymëzua nga Maya Angelou, Octavia Butler dhe Toni Morrison.
“Në më pak se pesë minuta, Beyoncé lëviz nga një shtëpi e stilit të platancioneve ku njerëzit me ngjyrë janë zotërit dhe jo skllevërit në një makinë policie që po fundoset. Veçanërisht, ajo e publikoi videon në javën e parë të Muajit të Historisë së Zezë 2016.”
Shën.red. Terma si “njerëzit e zinj” ose “historia e zezë” përdoren për një klasifikim racial të njerëzve dhe bazohen në ngjyrën e popullatës, megjithëse jo të gjithë njerëzit që konsiderohen “të zinj” kanë lëkurë të errët. Disa e perceptojnë termin “të zinj” si një term nënçmues dhe jo të saktë, pasi njerëzit e përshkruar si “të zinj”, në të vërtetë kanë lëkurë në ngjyrë kafe. Megjithatë termi “black people” është më i përdoruri, edhe nga vetë ata. Në Europë, termi ekuivalent është përgjithësisht “person me ngjyrë”.
Sipas regjisores Matsoukas, Queen Bey donte që videoklipi të tregonte "ndikimin historik të skllavërisë në dashurinë e njerëzve me ngjyrë dhe si ka ndikuar te familja e tyre", siç shpjegoi për The New Yorker në vitin 2017.
"Doja të tregoja - këta jemi ne. Ne triumfojmë, vuajmë, po mbytemi, na rrahin, vallëzojmë, hamë dhe jemi ende këtu," tha Matsoukas teksa diskutoi konceptin e "Formation".
Beyoncé paraqitet në Top100 e videoklipeve më të mira të të gjitha kohërave edhe dy herë të tjera – “Single Ladies” në vendin e 12 dhe “Telephone”, në bashkëpunim me Lady Gaga-n, në vendin e 66.