Rihanna është zyrtarisht miliardere dhe Forbes e cilësoi si këngëtarën grua më të pasur. Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Fenty, ka një pasuri prej 1.7 miliardë dollarë, sipas Forbes.
Sidoqoftë, pasuria e Rihanna-s nuk është e gjitha për shkak të karrierës së saj në muzikë. Për pjesën më të madhe të pasurisë së 33-vjeçares, meritat i ka "Fenty Beauty". Kompania e saj e kozmetikës, kujdesit ndaj lëkurës dhe tani, edhe parfumeve, u themelua në vitin 2017.
Aktualisht, Rihanna është në vendin e dytë si artistja grua më e pasur, menjëherë pas Oprah Winfrey.
Sipas Forbes, rreth 1.4 miliardë dollarë e pasurisë së këngëtares vjen nga linja e saj kozmetike. Sipas raporteve, ajo zotëron 50% të biznesit. Muzika dhe pjesëmarrja në aktrim përbëjnë pjesën tjetër të pasur.
Rihanna ndan Fenty Beauty me LVMH, një kompani e mallrave luksoze në Francë që drejtohet nga Bernard Arnault, personi i dytë më i pasur në botë, sipas raportit.
Marka është përgëzuar më së shumti për produktet e prodhuara për tone të ndryshme të lëkurës.
Burimi: Forbes, Fox News