Pak javë pasi Mila Kunis dhe Ashton Kutcher zbuluan se i lajnë fëmijët e tyre vetëm kur shohin papastërti të dukshme tek ta, Kristen Bell po flet për mënyrën sesi ajo e di se është koha për banjë: Kur fëmijët e saj fillojnë të nuhasin pak. Dhe në fakt, ajo ka një arsye shkencore në të cilën mbështetet.
Kristen dhe bashkëshorti i saj, Dax Shepard, kohët e fundit u shfaqën në "The View" për të folur se si i trajtojnë papastërtitë e fëmijëve.
"Ne i lanim fëmijët çdo natë para gjumit si pjesë të rutinës së tyre, pastaj ata filluan të flinin vetë pa këtë 'rutinën' dhe në një pikë ne pyesnim njëri-tjerin: 'Hej, kur ishte hera fundit që i ke larë?' ", thotë Shepard.
Bell vazhdon:
"Ne nuk i lëmë fëmijët të dalin duke mbajtur erë, por sapo kuptojmë se mund të nuhasim një aromë ose të shohim papastërti të dukshme, atëherë i lajmë."
View this post on Instagram
Ashtu si me metodën e Kunis dhe Kutcher, mënyra e bërjes së gjërave si Shepard-Bell në të vërtetë mund të jetë më e mirë për lëkurën e fëmijëve, veçanërisht me të sapolindurit dhe foshnjat. Kelly M. Cordoro, një profesoreshë e dermatologjisë dhe pediatrisë, kohët e fundit foli për The New York Times në lidhje me këtë temë.
"Mbingarkimi i një foshnjeje mund të thajë lëkurën, duke e bërë atë të kruhet dhe acarohet. Mund të jetë shumë irrituese dhe e panevojshme, pasi redukton shtresën e sipërme të qelizave mbrojtëse të lëkurës, vajrat natyralë dhe bakteret normale të shëndetshme, duke e lënë lëkurën të thatë dhe rrjedhimisht, më të prekshme nga infeksionet."
Sipas Health, bebet dhe fëmijët e vegjël duhet të lahen 2-3 herë në javë. Edhe për fëmijët 6-11 vjeç, minimumi është 2-3 herë në javë. Edhe Health, gjithashtu thekson se "duhet të lahen më shumë nëse janë bërë pis, djersijnë ose vijnë erë". Adoleshentët duhet të lahen çdo ditë.
Fëmijët dhe Kunis dhe Kutcher janë 4 dhe 6 vjeç, ndërsa të çiftit Shepard-Bell janë 6 dhe 8 vjeç. Pra, po, ajo që po bëjnë nuk është dhe aq "e çuditshme" sa i duket thuajse të gjithëve në internet së fundmi:
"Kur fëmijët e Ashton dhe Mila-s hyjnë në klasë".