Planeti

Përmbytje, zjarre dhe mot ekstrem: Raporti historik për ngrohjen globale

Shkruar nga Anabel

9 Gusht 2021

Përmbytje, zjarre dhe mot ekstrem: Raporti historik për ngrohjen

Zjarret, përmbytjet dhe moti ekstrem në të gjithë botën këto muajt e fundit janë vetëm një sinjal për çfarë mund të pritet nëse nuk merren masa për ngrohjen globale, thonë shkencëtarët, ndërkohë që autoriteti kryesor botëror për ndryshimet klimatike po përgatitet që të paralajmërojë për një rrezik të afërt dhe të tmerrshëm ndaj sistemin global të klimës.

Përmbytje, zjarre dhe mot ekstrem: Raporti historik për ngrohjen
Përmbytjet në Gjermani

Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (PNNK) pritet të publikojë ditën e sotme një raport historik, një vlerësimin gjithëpërfshirës deri më tani.

Raporti ka qenë në qendër të diskutimeve së fundmi dhe përfaqëson tetë vjet punë të shkencëtarëve kryesorë.

Përmbytje, zjarre dhe mot ekstrem: Raporti historik për ngrohjen
Zjarret në Athinë

PNNK, që përbëhet nga qindra shkencëtarë kryesorë të klimës në botë, publikon vlerësime gjithëpërfshirëse çdo shtatë vjet, me këtë raport të gjashtin që nga viti 1988. Michael Mann, profesor i shquar i shkencës atmosferike në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, tha se ky do të ishte vlerësimi i fundit i PNNK, i cili mund të bëjë një ndryshim të vërtetë në aspektin e politikave, prandaj edhe konsiderohet si raporti historik.

Përmbytje, zjarre dhe mot ekstrem: Raporti historik për ngrohjen

"Ndryshimi i klimës tani po shkakton ekstreme të motit dhe kemi qenë dëshmitarë këtë verë - thatësira, valë nxehtësie, zjarre, përmbytje, stuhi," tha ai. “Ndikimet e ndryshimit të klimës nuk janë më delikate. Ne i shohim në formën e këtyre fatkeqësive ekstreme të motit.”

Përditësuar: Publikohet raporti historik i klimës: Ndryshime të pashembullta në mijëra vjet

Burimet: Guardian, The Conversation