Shtatzania

10 simptoma të çuditshme të shtatzënisë që askush s’i thotë

Shkruar nga Anabel

11 Gusht 2021

10 simptoma të çuditshme të shtatzënisë që

Të gjithë i dinë simptomat klasike të shtatzënisë: Nuk keni menstruacione. Gjinjtë janë të ndjeshëm. Ndiheni të lodhura etj. Por, gratë shtatzënë përjetojnë një mori simptomash përtej këtyre që njihen. Lexoni në vijim një listë me simptoma të çuditshme dhe të hershme të shtatzënisë.

1 – Sekrecionet

Sekrecionet vaginale nuk lidhen shpesh me shtatzëninë, por shumica e grave kanë sekrecione të bardha ose të verdha në tremujorin e parë dhe gjatë gjithë shtatzënisë. Rritja e hormoneve dhe qarkullimi i gjakut shkaktojnë sekrecionet.

2 – Keni temperaturë

Kur zgjoheni për herë të parë në mëngjes pas ovulacionit, temperatura e trupit është më e lartë. Qëndron kështu derisa t’ju vijnë periodat. Por nëse kjo temperaturë, e njohur si temperatura bazale e trupit, qëndron kështu për më shumë se dy javë, mund të jeni shtatzënë.

3 – Ju dhemb koka, ndjeni ngërçe dhe doni të urinoni gjatë gjithë kohës

Ndryshimet hormonale dhe vëllimi i gjakut gjatë shtatzënisë mund të shkaktojnë problemet e mësipërme.

4 – Ndjeni sikur dhoma rrotullohet

Nuk është e pazakontë që gratë shtatzëna të ndiejnë marramendje në tremujorin e parë. Shtatzënia bën që presioni i gjakut të ulet dhe enët e gjakut të zgjerohen.

5 – Probleme me sistemin tretës

Sistemi tretës ngadalësohet gjatë shtatzënisë. Mund të ndiheni të fryrë, sikur keni gazra ose keni kapsllëk.

6 – Periodat false

Rreth 25 deri në 40% e grave shtatzëna do të kenë gjakderdhje të lehta ose do të vërejnë njolla në fillim të shtatzënisë. Gjakderdhja e lehtë mund të ndodhë kur veza e fekonduar ngjitet në mukozën e mitrës. Gjakderdhja gjithashtu mund të shkaktohet nga acarimi i qafës së mitrës, probleme me shtatzëninë ose rrezik i abortit.

7 – Simptoma të ngjashme me gripin dhe ftohjen

Shtatzënia ul imunitetin. Kjo do të thotë që jeni më të prirur ndaj kollës, ftohjes dhe gripit. Nuk është e pazakontë që gratë shtatzëna të përjetojnë simptoma të ngjashme me ftohjen ose gripin në fillim të shtatzënisë.

8 – Djegie gjoksi

Hormonet ndryshojnë gjithçka gjatë shtatzënisë. Kjo përfshin valvulën midis stomakut dhe ezofagut. Acidi i stomakut mund të rrjedhë në ezofag, duke shkaktuar urth.

9 – Emocionet

Hormonet ndryshojnë papritur. Kjo mund të ndikojë te emocionet. Do të keni emocione të forta. Dëshira seksuale është e madhe, pastaj zhduket, pastaj rindizet sërish. Gjithashtu mund të përjetoni ndryshime të humorit.

10 – Shija si metal

Rritja e estrogjenit dhe progesteronit gjatë shtatzënisë mund të çojë në ndryshime të shijes për shumë gra shtatzëna. Një gjendje e njohur si dysegusia bën që disa gra të ndiejnë shije metali kur konsumojnë ushqim.

Disa nga simptomat e listuara më sipër mund t’ju bëjnë të mendoni se jeni të stresuara dhe të lodhura. Por të gjitha bashkë, mund të tregojnë për shtatzëninë.

Burimet: Healthline, Women’s Health, Health