Babai i Britney Spears, Jamie Spears, ka rënë dakord të japë dorëheqjen nga roli i tij si kujdestar i pasurisë së Britney-t pas 13 vjetësh, vendim të cilin avokati i yllit të popit e konsideroi një fitore të madhe.
"Ne jemi të lumtur që Spears dhe avokati i tij kanë pranuar sot në një dosje se ai duhet të hiqet," tha avokati i këngëtares, Mathew Rosengart, në një deklaratë.
Jamie Spears, i cili ka kontrolluar jetën e Britney-t, nga financat te stili i jetesës që prej problemeve me shëndetin mendor në vitin 2008, ra dakord të tërhiqej në dokumentet e paraqitura të enjten në gjykatë.
Rosengart shtoi se ky vendim është “një hap drejt drejtësisë”.

Britney Spears do të jetë nën kujdesin e profesionistes Jodi Montgomery, e cila menaxhon çështjet e saj personale dhe mjekësore. Natyra e këtyre të fundit nuk është zbuluar kurrë publikisht.
Britney foli publikisht në qershor dhe korrik kundër kujdestarisë të caktuar nga gjykata, duke e quajtur poshtëruese dhe abuzive dhe duke akuzuar të atin se i ka shkatërruar jetën. Spears nuk ka performuar që nga viti 2018 dhe ka theksuar se nuk do të kthehet në skenë nëse babai i saj ka në kontroll karrierën.