Celebrity Style

Kjo veshje e Rihanna-s na ktheu fiks në fillimin e viteve 2000

Shkruar nga Anabel

13 Gusht 2021

Kjo veshje e Rihanna-s na ktheu fiks në fillimin e viteve 2000

Nuk ekziston asgjë që Rihanna e bën dhe të mos ngjajë bukur, në një mënyrë a një tjetër. Kësaj here, ylli i pop-it na ktheu pas në kohë me veshjen e fundit, duke na kujtuar Rihanna-n e fillim viteve 2000 dhe stilin e shumë artistëve të tjerë të muzikës rep. 

Kjo veshje e Rihanna-s na ktheu fiks në fillimin e viteve 2000

Riri është parë duke darkuar në Neë York e veshur me xhinse të gjera nga Balenciaga, një kanotjere-shall dhe një shall tjetër mëndafshi vendosur në flokë. Surpriza ishtin bokserat,  që dukeshin nga shtati i ulur i xhinseve, të cilin e kishim harruar prej vitesh si dukej! 

Kjo veshje e Rihanna-s na ktheu fiks në fillimin e viteve 2000

Askush tjetër s'mund t'i mbante kaq shumë marka në një veshje të vetme dhe njëkohësisht të dukej kaq stil! Kombinimin legjendar të dikurshëm, Riri e plotësoi me bizhu varëse, vathë, syze të errëta dhe sandale elegante me lëkurë gjarpri. 

Kjo veshje e Rihanna-s na ktheu fiks në fillimin e viteve 2000

Burimi: Pop Sugar