Celebrity

Në prag të të 40-ave, Beyonce flet për veten: Nga presioni i të qenit një yll tek refuzimi i dietave

Shkruar nga Anabel

15 Gusht 2021

Në prag të të 40-ave, Beyonce flet për veten: Nga presioni i

Mund t'ju duket e vështirë për ta besuar, por fiks në 4 shtator, Beyonce hyn në të 40-at e saj! Me këtë rast, ylli i pop-it ka folur gjatë për mënyrën sesi kujdeset për trupin, mendjen dhe stilin e jetës në përgjithësi. Gjatë një interviste për Harper's Bazaar, Bey tregoi se në të shkuarën ka qenë më e fokusuar tek karriera dhe projektet kreative që merrte përsipër dhe kujdesi ndaj vetes vinte në plan të dytë.

"Mendoj që si shumë gra të tjera, e kam ndjerë presionin e të qënit shtylla kurrizore e familjes dhe kompanisë sime dhe si pa kuptuar harron sa shumë lodhje fizike dhe mendore të merr një përgjegjësi si kjo. Jo gjithmonë kam patur veten time prioritet."- u shpreh Beyonce.

Këngëtarja tregoi për gjithë sfidat që fshihen kur fiken dritat e skenës dhe shkëlqimi i performancës përfundon.

"Duke qenë se gjysma e jetës sime ka shkuar nëpër ture, kam patur probleme me pagjumësinë. Vite të tëra vuajtesh me muskujt prej takave dhe veshjeve skenike. Stresi që shkaktohej në lëkurën dhe flokët e mi; duke filluar nga produktet e pafundme, tek nxehtësia e tharëseve që më digjnin flokët e deri tek grimi i rëndë që duhej patjetër për të mos u dukur djerësitja gjatë performancave. Kam zbuluar shumë sekrete dhe teknika gjatë këtyre viteve për t'u dukur mirë në çdo shfaqje, por e di që për të dhënë më të mirën time, duhet të kujdesem për veten dhe të dëgjoj trupin tim."- vazhdoi ajo. 

Në prag të të 40-ave, Beyonce flet për veten: Nga presioni i

Ndër të tjera, ajo foli edhe për raportin që ka me dietat ushqimore, duke thënë se nuk do ta shtynte më kurrë veten në rregulla ekstreme të të ngrënit. 

"Në të shkuarën, shpenzoja shumë kohë me dieta, duke keqkuptuar çfarë do të thotë të kujdesesh për veten. Shëndeti im, mënyra sesi unë ndihem kur zgjohem në mëngjes, paqja ime mendore, sa herë unë qesh dhe me çfarë e pasuroj mendjen dhe trupin- këto janë gjithë gjërat ku po fokusohem tani. Kujdesi mendor është kujdes ndaj vetes. Po merrem me energjinë që më jep trupi dhe mendja dhe po vëzhgoj shenjat që marrë prej saj. Trupi të thotë gjithçka që duhet të dish, por unë duhet të mësoja të dëgjoja. Eshtë një lloj procesi që të ndryshon zakonet dhe të bën të mendosh që në të shkuarën ka pasur vetëm kaos kudo!"- përfundoi Beyonce duke na thënë se së shpejti do kemi surpriza të tjera prej saj.