Kanye West ka paraqitur një dokument ligjor në gjykatë për të ndryshuar emrin. Reperi, emri aktual i të cilit është Kanye Omari West do të quhet thjesht “Ye”.
Por, çfarë kuptimi ka emri?
Sipas Kida DL, emri Ye është me origjinë kineze dhe do të thotë “gjethe” ose “univers”. Ka prejardhje nga qyteti Ye në Henan dhe është një emër dhe mbiemër shumë i zakonshëm në Kinë.
Ndërkohë Baby Names, e shpjegon emrin Ye – si “dritë”, përsëri emër me origjinë kineze.
Ye, është edhe albumi më pak i pëlqyer i reperit, publikuar në 2018-ën.
Nuk është hera e parë që Kanye përmend ndërrimin e emrit. Në nëntor 2019, ai i tha dizajnerit të Yeezy, Steven Smith, se po të donte, mund ta ndryshonte emrin për një vit në Christian Genius Billionaire Kanye West.