Përkundër raportimeve se Kim Kardashian dhe Kanye West nuk do të kthehen sërish bashkë, së fundmi TMZ thotë se “të dy mund t'i bëjnë gjërat të funksionojnë dhe të pajtohen”.
Burime të shumta pranë çiftit thanë se ndërkohë që procesi i divorcit po vazhdon, "në të vërtetë ka një shans që ata të mund të kthehen së bashku. Ata kanë kaluar kohë së bashku privatisht dhe po ‘punojnë në rindërtimin e bazës së marrëdhënies së tyre’.”
Të dy kanë "shumë fusha mosmarrëveshjesh që duhet të zgjidhen", por "duan atë që është më e mira për fëmijët e tyre". West dhe Kardashian kanë katër fëmijë: North, 8 vjeç; Saint, 5; Chicago, 3; dhe Psalm, 2.
Kim u shfaq në koncertin e fundit të Kanye-s, me një fustan nuseje. E! raporton se Kim nuk ishte shumë e lumtur me të tjerë të ftuar në koncertin për promovimin e albumit “Donda”. Marilyn Manson, i akuzuar për abuzim seksual dhe DaBaby, i kritikuar së fundmi për qëndrimet homofobike, thuhet që nuk i pëlqyen Kim-it.
“Ajo nuk do të kishte marrë pjesë nëse do e dinte përfshirjen e Manson,” tha një burim për E!. Një tjetër u shpreh se Kim ia shprehu Kanye-s zhgënjimin, por reperi nuk i pranon shumë kritikat e saj.
"Kanye donte një reagim. Ai dëshiron që njerëzit të flasin për albumin e tij dhe kjo ishte qasja që mori,” tha burimi.
Përsa i përket fustanit të Kim-it, burime për E! thanë:
“Fustani i nusërisë ishte simbol i marrëdhënies së tyre dhe për këngën. Nuk ishte një ripërsëritje betimesh. Ende ka aq shumë dashuri mes të dyve, por ata nuk po pajtohen.”
Kim publikoi foto nga performanca e të premtes në Instagram:
View this post on Instagram
View this post on Instagram