Celebrity

Historia që fshihet pas ‘diamantit të gjakut’: Beyoncé kritikohet për varësen Tiffany

Shkruar nga Anabel

28 Gusht 2021

Historia që fshihet pas ‘diamantit të gjakut’:

Beyoncé u bë personi i katërt, pas Mary Whitehouse, Audrey Hepburn dhe Lady Gaga, dhe gruaja e parë me ngjyrë qe vendosi Diamantin e Verdhë të Tiffany në fushatën “About Love” (Për dashurinë). Mirëpo nga ana tjetër, këngëtarja është kritikuar në rrjete sociale për faktin që u shfaq me gjerdanin me diamant, i cili është një nga diamantët më të mëdhenj të verdhë të zbuluar ndonjëherë.

Beyoncé po kritikohet për faktin që varësja ka një “diamant gjaku”. OKB-ja i përshkruan “diamantet e gjakut” si diamante të minuar në zona "të kontrolluara nga forcat që kundërshtojnë qeverinë legjitime dhe që shitet për të financuar veprimet ushtarake kundër asaj qeverie", sipas Britannica.

Historia që fshihet pas ‘diamantit të gjakut’:

Diamanti u zbulua në një minierë koloniale në Kimberley, Afrikë e Jugut, në vitin 1877 kur vendi dhe minierat ishin nën sundimin kolonial britanik. Në lidhje me diamantin, është raportuar se punëtorët migrantë, kryesisht njerëz me ngjyrë, iu nënshtruan kushteve të tmerrshme të punës dhe ndonjëherë nuk morën asnjë pagesë për punën e tyre. Ky term përdoret për të nxjerrë në pah pasojat negative të tregtisë së diamanteve në zona të caktuara, ose për të etiketuar një diamant individual që ka ardhur nga një zonë e tillë.

Historia që fshihet pas ‘diamantit të gjakut’:

“Beyoncé që bën një fushatë me një diamant gjaku nuk i përshtatet asaj, duke pasur parasysh punën e saj të ndikuar nga Afrika në vitet e fundit,” shkruan dikush në Twitter. “Nuk mund të magjepsem duke parë një diamant gjaku thjesht sepse e ka vendosur Beyoncé,” lexohet në një tjetër koment.

Një burim pranë Beyoncé-s tha për The Sun se ajo është "e zhgënjyer dhe e zemëruar" që nuk ishte në dijeni të historisë së diamantit para se të merrte pjesë në fushatë.

"Ajo mendoi se çdo detaj ishte verifikuar, por tani e kupton se vetë diamanti u anashkalua," tha burimi.

Kolumnistja e Washington Post, Karen Nicole Attiah, beson se reagimi i ashpër duhet t'i drejtohet Tiffany, jo Beyoncé. Sipas saj, shumë kompani përdorin gra me ngjyrë për t’u shfaqur “të ndërgjegjshëm shoqërisht” dhe shmangin trajtimin kuptimplotë të historisë/praktikave të tyre shqetësuese.