Ndonëse Beyoncé nuk ka reaguar në lidhje me kritikat për diamantin e verdhë në varësen e Tiffany për fushatën “About Love” (Për dashurinë), i konsideruar si “diamant gjaku”, nëna e saj nuk qëndroi e heshtur.
Tina Knowles ironizoi “aktivistët socialë të ndërgjegjshëm” për githë çfarë thanë në lidhje me diamantin.
Diamanti i verdhë u zbulua në një minierë koloniale në Kimberley, Afrikë e Jugut, në vitin 1877 kur vendi dhe minierat ishin nën sundimin kolonial britanik dhe është raportuar se punëtorët migrantë, kryesisht njerëz me ngjyrë, iu nënshtruan kushteve të tmerrshme të punës dhe ndonjëherë nuk morën asnjë pagesë për punën e tyre, prandaj edhe konsiderohet një “diamant gjaku”.
Pyetja është: A e dinte Beyoncé origjinën e diamantit? Mesa duket, jo.
Knowles postoi një koment në Instagram drejtuar këtyre kritikëve, duke pyetur se sa prej tyre zotërojnë diamante dhe nëse kanë, “shkuat të kontrolloni për të parë nga ka ardhur diamanti?”.
Sipas saj, çdo person që ka një unazë fejese ose zotëron diamante ndoshta nuk e hulumton origjinën e tyre, kështu që të gjitha fyerjet "e drejta" të vajzës së saj janë hipokrite.
Po kështu, shumë njerëz kanë vënë në dukje se askush nuk u zemërua kur Lady Gaga vendosi diamantin në Oscars në vitin 2019. Para saj, diamanti u vendos nga Mary Whitehouse dhe Audrey Hepburn, por asokohe nuk kishte rrjete sociale.
“Beyoncé që bën një fushatë me një diamant gjaku nuk i përshtatet asaj, duke pasur parasysh punën e saj të ndikuar nga Afrika në vitet e fundit,” shkroi dikush në Twitter. “Nuk mund të magjepsem duke parë një diamant gjaku thjesht sepse e ka vendosur Beyoncé,” u lexua në një tjetër koment.
Një burim pranë Beyoncé-s tha për The Sun se ajo është "e zhgënjyer dhe e zemëruar" që nuk ishte në dijeni të historisë së diamantit para se të merrte pjesë në fushatë.