Kanye West po u thotë miqve në biznesin e muzikës se ai dhe Kim Kardashian janë sërish bashkë - por askush nuk beson se është e vërtetë, sipas burimeve të shumta për Page Six.
Kim dhe Kanye nxitën thashethemet e pajtimit pasi Kardashian u shfaq në një koncert për albumin "Donda" në Chicago me një fustan nuseje Balenciaga Haute Couture. Burime të brendshme në industrinë e muzikës thonë për Page Six se reperi po organizon shfaqje të tilla të "artit të performancës", një përpjekje për të rritur shitjet e albumit “Donda” më shumë se ato të albumit të Drake.
West dhe Drake, dy rivalë aspak miqësorë me njëri-tjetrin, i kanë publikuar albumet pothuajse në të njëjtën kohë; “Donda” më 29 gusht, ndërsa “Drake Certified Lover Boy”, albumi i Drake, do të lançohet më 3 shtator.
Një i brendshëm i industrisë së muzikës tha: "Kanye u ka thënë reperëve të tjerë se ai dhe Kim janë përsëri bashkë, por të gjithë e dinë që kjo nuk është e vërtetë.”
"Historia e vërtetë është se Kanye dëshiron të mposhtë Drake në shitje rekord dhe ai po bën një shfaqje të madhe artistike për të tërhequr të gjithë vëmendjen e mediave.”
Burimi shtoi, "Ata nuk po flisnin prej muajsh pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc, por filluan të flasin përsëri këtë verë për hir të fëmijëve të tyre.”
"Kim është një person i mirë - ndonëse ajo dhe Kanye nuk janë bashkë - ajo është e lumtur ta mbështesë atë në punën dhe artin e tij, ajo dëshiron një marrëdhënie të mirë me të për hir të fëmijëve të tyre."
Një tjetër burim u shpreh se, “Kim dhe Kanye kanë një dashuri të vërtetë për njëri-tjetrin dhe histori të thellë së bashku. Ata kanë punuar në rindërtimin e miqësisë së tyre dhe kanë qenë jashtëzakonisht mbështetës të njëri-tjetrit si në nivelin personal ashtu edhe në atë të punës.”
Së fundmi, u raportua se ata mund të kthehen sërish bashkë, por situata mbetet ende e paqartë.