Celebrity

Kim është më shumë gati se ç'e prisnim për një rikthim të mundshëm me Kanye-n

Shkruar nga Anabel

30 Gusht 2021

Kim është më shumë gati se ç'e prisnim për

Me siguri interneti e kaloi gjithë fundjavën duke menduar për rikthimin e mundshëm të Kanye West dhe Kim Kardashian. Nga doli kjo? Siç mund ta keni dëgjuar, Kanye West po u thotë miqve në biznesin e muzikës se ai dhe Kim Kardashian janë sërish bashkë - por askush nuk beson se është e vërtetë, sipas burimeve të shumta për Page Six.

Pavarësisht kësaj, burime për Entertainment Tonight këmbëngulin kur thonë se reperi po përpiqet shumë ta bëjë për vete sërish Kim-in dhe ta provojnë sërish. 

"Kim dhe Kanye kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe kujtime të mrekullueshme bashkë. Eshtë shumë e vështirë t'i lësh të gjitha këto e të shkosh."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

Po Kim ç'mendim ka për çfarë po qarkullon së fundmi? Edhe pse fokusi dhe shqetësimi më i madh për momentin janë fëmijët, "po e rikonsideron si opsion".

"Ajo është e hapur për të parë sesi do të shkojnë gjërat me Kanye-in dhe të shohin nëse problemet e tyre në çift mund të rregullohen. Pavarësisht asaj çfarë do të ndodhë, Kim dhe Kanye janë zotuar që do të bashkëprindërojnë në mënyrën më të shëndetshme të mundshme dhe raporti i tyre do të jetë gjithnjë mbështetës."- tregon po i njëjti burim.

Pra me pak fjalë, divorci i bujshëm ka shumë gjasa të rimendohet! Kim, jo vetëm që po tregohet ish-partnere mbështetëse, por mund të kthehet papritur në pikën fillestare: sërish Zonja West! 

Kim është më shumë gati se ç'e prisnim për

Burimi: Cosmopolitan