Celebrity

Çfarë adhuron më shumë Jay Z nga puna me Beyonce?

Shkruar nga Anabel

31 Gusht 2021

Çfarë adhuron më shumë Jay Z nga puna me Beyonce?

Kur themi Beyonce emri i dytë që na vjen në mendje është Jay Z dhe e kundërta. Dyshja, përveçse të martuar prej vitesh, bëjnë muzikë fantastike bashkë! Këngët e kthyera në hite nuk janë rastësi, por çfarë e bën energjinë e tyre kaq të fortë? Si rrallëherë, reperi tregoi se çfarë do më shumë nga gjithë kohë që kalon në punë me Beyonce-n. 

"Ajo është shumë punëtore, super e talentuar dhe shumë frymëzuese. Siç mund ta keni parë nga gjithë punët e saj është shumë e orientuar drejt detajeve."- u shpreh Jay për Entertainment Tonight Canada.

Ndonëse s'ndodh shpesh ta dëgjojmë Jay-n të flasë për Beyonce- dhe martesën e tyre dhe bashkëprindërimin, por para disa muajsh producenti i famshëm u shpreh:

"Eshtë e thjeshtë për ne si qënie njerëzore të duam që fëmijët tanë të bëjnë gjëra të caktuara, por në fakt s'ja kemi idenë. Thjesht duhet të ndjekim guidën..."

Çfarë adhuron më shumë Jay Z nga puna me Beyonce?

Beyoncé dhe JAY-Z janë prindër të tre fëmijëve, Blue Ivy dhe binjakëve Sir dhe Rumi.