Mendja

15 njerëz me skizofreni tregojnë çfarë do donin të kuptonin më mirë për ta, të afërmit e tyre!

Shkruar nga Anabel

31 Gusht 2021

15 njerëz me skizofreni tregojnë çfarë do donin të

Buzz Feed pyeti një grup njerëzish se çfarë do dëshironin që të afërmit e tyre të kuptonin për të jetuarit me skizofreni. Ja si u përgjigjën disa prej tyre:

#1 - NUK është një çrregullim i shumëfishtë i personalitetit. Unë u diagnostikova 4 vjet më parë dhe familja ime ende më pyet se me "kë po flet". Ju lutem, silluni me ne si me gjithë tjetër dhe na pyesni nëse keni ndonjë pyetje, por respektoni dhe vendimin tonë për të mos u përgjigjur nëse nuk ndihemi rehat.

#2 - Edhe unë jam njeri. Mos më pyet se "çfarë po më thonë zërat tani" - Kam një psikiatër për këtë.

#3 - Deluzionet e mia paranojake për ty nuk janë një koment për karakterin tënd. Të lutem, mos e merr personale!

#4 - Nuk e zgjodha vetë këtë. Nuk po i bëj këto gjëra me qëllim, por është pjesë e asaj që jam. Të më thuash "mjaft", "ndalo", vetëm e përkeqësojnë gjendjen time.

#5 - Dua që të afërmit dhe jo vetëm, të më ndalojnë së pari si aliene vetëm se marr ilaçe dhe shkoj te psikiatri.

#6 - Ju lutemi mos pyesni vazhdimisht për atë që po shoh ose po dëgjoj. 

#7 - Ne nuk jemi njerëz të këqij. Ne përpiqemi t'i kuptojmë gjërat dhe të bëjmë jetë normale.

#8 - Unë jam akoma i njëjti person që të gjithë e njohin, por ndonjëherë dëgjoj dhe shoh gjëra që nuk janë aty. Stigma ndonjëherë mund të jetë më e keqe se vetë sëmundja.

#9 - Është kaq e vështirë të gjej një punë të mirë për t'u ngritur në këmbë.

#10 - Njerëzit shpesh supozojnë se skizofrenia është vetëm të dëgjosh zëra, por është më komplekse. Po, ka haluçinacione - por skizofrenia gjithashtu përfshin një listë të tërë të simptomave që mund të ndikojnë në jetën e përditshme dhe mënyrën se si funksionon një person. Njerëzit në jetën time duhet t'i dinë këto. 

#11 - Unë nuk jam e rrezikshme. 

#12 - Unë ende përjetoj haluçinacione dhe iluzione, madje edhe me ilaçe - thjesht kam një kuptim më të mirë për të ditur kur ndodh dhe si të flas për këtë. Ndërsa iluzionet nuk janë "të vërteta", ato ndihen shumë reale në kokën time dhe janë të tmerrshme. 

#13 - Unë jam i shqetësuar se nëse i them dikujt, ata nuk do ta kuptojnë dhe do të sillen çuditshëm rreth meje ose thjesht do largohen. Do doja të kisha dikë me të cilin të flisja.

#14 - Unë jam quajtur gjithmonë "demon" apo "e çmendur". 

#15 - Unë nuk mund të fokusohem shumë gjatë në vendet publike, kështu që preferoj vende më private. Të kem dikë me vete, edhe nëse nuk flasim gjatë, më mban të lidhur me realitetin. Këtë e vlerësoj me gjithë zemër.

*Skizofrenia është një çrregullim kronik i trurit. Kur skizofrenia është aktive, simptomat mund të përfshijnë iluzione, haluçinacione, të folur të paorganizuar, probleme me të menduarit dhe mungesë motivimi.