Asgjë nuk u shpëton njerëzve në internet, as detajet më të vogla. Kim Kardashin e ka treguar disa herë se është tepër mbështetëse ndaj Kanye West dhe albumit të tij, “Donda”. Pasi mori pjesë në koncertin e parë promovues dhe pasi u shfaq edhe në një perfomancë të veçantë, Kim vendosi të postonte disa stories duke dëgjuar albumin e ri.
Gjithçka mirë e bukur, derisa njerëzit vunë re se volumi te këngët është në nivelin më të ulët të mundshëm. Praktikisht nuk po dëgjon asgjë.
Twitter-i menjëherë u mbush me postime tallëse për Kim-in.
bro I’m crying kim kardashian is playing donda on mute pic.twitter.com/xqCwXmAgw5
— Hurt CoPain (@SaeedDiCaprio) August 29, 2021
She thought it was a silent listening party ? ? pic.twitter.com/T2ObSGRDhh
— Hollie (@Press_MyTickles) August 30, 2021
Kim vendosi të mos komentonte, por thjesht të fshinte postimet dhe t’i rihidhte me volumin e lartë ketë herë.
Gjithsesi, dyshojmë që kjo “gafë” të mos ketë qenë e qëllimshme. Kim dhe Kanye duan thjesht që njerëzit të flasin për albumin, në çdo mënyrë dhe ja tek jemi – po flasim.