Mendja

Ç'duhet të dini për aromaterapinë dhe vajrat esencialë më të njohur

Shkruar nga Anabel

1 Shtator 2021

Ç'duhet të dini për aromaterapinë dhe vajrat

Aromaterapia është një trajtim që përdor ekstrakte natyrore të bimëve për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien. Ndonjëherë quhet terapi me vaj esencial. Aromaterapia përdor vajra esencialë aromatikë për të përmirësuar shëndetin e trupit, mendjes dhe shpirtit. Ajo rrit shëndetin fizik dhe emocional.

Aromaterapia mendohet si art dhe shkencë. Kohët e fundit, ka fituar më shumë njohje në fushat e shkencës dhe mjekësisë.

Njerëzit kanë përdorur aromaterapi për mijëra vjet. Kulturat e lashta në Kinë, Indi, Egjipt etj., përfshinin përbërës bimorë aromatikë në rrëshira, balsame dhe vajra. Këto substanca natyrore u përdorën për qëllime mjekësore dhe fetare. Ato ishin të njohura për përfitimet fizike dhe psikologjike.

Ç'duhet të dini për aromaterapinë dhe vajrat

Termi "aromaterapi" u krijua nga një parfumieri dhe kimisti francez René-Maurice Gattefossé në një libër që shkroi në vitin 1937. Ai kishte zbuluar më parë potencialin shërues të livandos në trajtimin e djegieve. Libri diskuton përdorimin e vajrave thelbësorë në trajtimin e gjendjeve mjekësore.

Aromaterapia funksionon përmes ndjenjës së nuhatjes dhe vendosjes në lëkurë të vajrave esencialë, përmes sprucuesve aromatikë, kripërat e larjes, maskat, vajrat e trupit, kremrat etj.

Ç'duhet të dini për aromaterapinë dhe vajrat

Aromaterapia ka një sërë përfitimesh. Thuhet se:

- ndihmon për dhimbjet
- përmirëson gjumin
- zvogëlon stresin dhe ankthin
- trajton dhimbjen e kokës
- lehtëson shqetësimet etj

Ç'duhet të dini për aromaterapinë dhe vajrat

Vajrat ecencialë më të përdorur janë: eukalipt, barbarozë, xhenxhefil, livando, limon, mandarinë, neroli, patchouli, mente, kamomil, trëndafil, rozmarinë, ylang ylang, vetiver, tea tree etj.

Burimet: National Association for Holistic Aromatherapy, Healthline