TV Mania

Luana zbulon ‘projektin e jetës’ dhe (ndoshta) konfirmoi largimin nga Top Channel

Shkruar nga Anabel

2 Shtator 2021

Luana zbulon ‘projektin e jetës’ dhe (ndoshta) konfirmoi

Në festën e 30-vjetorit, Luana Vjollca mbajti një fjalim të shkurtër, ku ndër të tjera zbuloi edhe projektin të cilin e quajti “projekti i jetës”.

“Kam punuar nja 7 muaj që kjo datë të më gjendte me një projekt, i cili titullohet ‘Thuaje’, i cili është projekti im i jetës,” shprehet ajo në videon e shpërndarë në Instagram Stories.

Sipas News31.al, Luana e cilësoi projektin si “projekt zemre” dhe “do të ketë histori të vërteta”. “Teksa gjatë fjalimit bëri edhe një batutë duke thënë: ‘Në cilin televizion do e shohim këtë Luanën?’,” shkruan News31.al.

Artikulli i News31.al nuk e saktëson nëse Luana do të largohet ose jo nga Top Channel, e lë me pikëpyetje se ku do të transmetohet projekti i radhës. Mirëpo djalli fshihet në detaje apo jo?

Luana zbulon ‘projektin e jetës’ dhe (ndoshta) konfirmoi

Titulli i artikullit, të cilin Luana e ka shpërndarë në Instagram është: “Luana Vjollca prezanton projektin e jetës, por jo në Top Channel”. Fjali dëftore, jo pyetëse!

Në fund të gushtit, Gazeta Express shkroi se Luana i ka dhënë fund bashkëpunimit me Top Channel. “Arsyet që dërguan deri në prishjen e kontratës mes tyre nuk dihen ende, por gjasat janë që show-n e saj që jemi mësuar ta shohim çdo shtator, ta ndjekim nën logon e ndonjë televizioni tjetër,” shkroi Express.

Ndërkohë burime për Gazetën Panorama thanë së fundmi se “moderatorja ka negociuar me drejtuesit e televizionit dhe po punon për një projekt të ri të sajin”. Sipas Panorama, Vjollca ka nisur punën me ekipin e saj për studion e re të emisionit dhe spektakli që ajo do të drejtojë do të transmetohet sërish gjatë të shtunave.