Celebrity

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

Shkruar nga Anabel

4 Shtator 2021

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

Gjatë kohës në qendër të vëmendjes, Beyoncé ka ndikuar pothuajse në çdo aspekt të kulturës dhe industrisë së muzikës në përgjithësi, nga mënyra se si krijojnë muzikantët e deri te mënyra se si i publikojnë projektet e tyre në botë.

Sot, Queen Bey feston 40-vjetorin dhe me këtë rast, po përmbledhim disa raste kur Beyoncé ka ndryshuar mënyrën si funksionojnë gjërat.

1. Publikimet surprizë

Në dhjetor 2013, pati zëra për muzikën e re nga Beyoncé, por askush nuk mund ta kishte parashikuar që ajo do të publikonte një album të plotë të paparalajmëruar. Papritur, doli “Beyoncé”.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

2. Albumet vizuale

Jo vetëm që e mbajti të fshehtë albumin, por i shoqëroi këngët me video. Një ide që u pasua më pas te “Lemonade” në vitin 2016. Të mos flasim për “Black is King”, krijuar si një ritregim i historisë klasike të Disney-t për “Mbretin Luan”. Albumi përfshiu disa nga videot muzikore më të mira ndonjëherë.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

3. Rëndësia e videoklipeve

Në fund të viteve 2000 dhe fillim të viteve 2010, u vu re një qasje për të mos i kushtuar rëndësi videoklipeve muzikore. Por Beyoncé (sigurisht dhe artistë të tjerë të mëdhenj) vërtetuan se kjo qasje nuk vlente. Disa nga videklipet e saj janë thjesht ikonike. Të papërsëritshme. Kujtoni “Single Ladies (Put A Ring On It)”, “Telephone”, “Drunk In Love” , “Formation” apo “Apeshit”. 

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

Në një listë me 100 videoklipe të renditura nga Rolling Stone – revista muzikore më prestigjioze në botë – “Formation” e Beyoncé-s u rendit në vendin e parë, duke lënë pas klipe si “Billie Jean” e Michael Jackson apo “Kiss” të Prince.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

4. Single Ladies (Put A Ring On It)

Duke marrë parasysh sa e thjeshtë ishte videoja bardhë e zi, (Beyoncé zbuloi së fundmi se ajo e bëri me qëllim videon bardhë e zi sepse i thanë që nuk do të kishte sukses), ndikimi i saj ishte krejtësisht i madh. Koreografia e këngës mund të konsiderohet pa frikë si një nga vallëzimet e dekadës.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

5. Regjisore e shumë prej videove

Në epokën e “I Am… Sasha Fierce”, Beyoncé vendosi t’u kushtojë vëmendje videove muzikore duke i parë nga syri i regjisores. 

6. Flet sipas mënyrës së saj

Për shumë muzikantë, promovimi i projekteve para dhe pas publikimit ka një rëndësi të madhe, por Beyoncé ndjek tjetër drejtim. Ju kujtohet “Lemonade”? Beyoncé nuk dha asnjë intervistë në lidhje me albumin, në të cilin aludoi se Jay-Z kishte e tradhtuar dhe rrëfeu përjetimin emocional të saj. Në fakt, Bey ka dhënë pak intervista viteve të fundit.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

7. Tema dhe zhanër të ndryshme

Beyoncé ka prekur në këngët e saj jo vetëm tema që lidhen me përvojat personale ose tema të përhapura në industrinë e muzikës, por ka shërbyer si një zë i fortë për pabarazinë gjinore apo racizmin. Përpos këtyre, ka përqafuar edhe rryma të tjera si muzika country (“Daddy Lessons”) apo rock (“Don’t Hurt Yourself”).

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

8. Frymëzim për të tjerët

Vështirë të gjesh artistë të mëdhenj në vitin 2021 që nuk janë frymëzuar nga Bey. Rihanna, Ariana Grande dhe Lizzo të gjithë kanë thënë se janë frymëzuar për të filluar karrierën e tyre në muzikë duke dëgjuar Bey, ndërsa Lady Gaga tha se grupi “Destiny’s Child” e bëri që të fillonte të performonte vetë.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

9. Ndihmesa për artistë të tjerë

Beyoncé ka zgjedhur të bashkëpunojë me emra jo fort të njohur. Përmedim këtu fotografin afro-amerikan Tyler Mitchell, të cilin e zgjodhi për setin fotografik mbi kopertinën e Vogue në 2018. Kujtoni kur zgjodhi të vishte një fustan nga dizajnerët “Kujta & Meri” në albumin “Black is King” apo kur shkoi në Pre-Grammy me një fustan të Valdrin Sahitit. Dhe këta janë vetëm disa shembuj.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

10. Punë, punë, punë

Beyoncé është në industrinë muzikore për shumë gjatë dhe pothuajse e marrim si të mirëqenë që ajo di të bëjë gjëra të mahnitshme. Mirëpo fakti që mbetet fuqishëm në treg, adhurohet nga shumë grupmosha, padyshim që ka vetëm një arsye: Punë. Queen B gjen gjithmonë mënyra të reja për të qëndruar gjithmonë On Top.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

Beyoncé është artistja e parë që ka debutuar në vendin e parë në Billboard 200 me të gjashtë albumet e parë. Çmimet e saj përfshijnë 28 Grammy Awards, 26 MTV Video Music Awards (përfshirë dhe Michael Jackson Video Vanguard Award në vitin 2014), 24 NAACP Image Awards, 31 BET Awards dhe 17 Soul Train Music Awards – të gjithë këta numra janë më të lartë se çdo artist tjetër. Billboard e cilësoi në vitin 2014 si muzikanten me të ardhura më të larta të të gjitha kohërave, ndërsa në vitin 2020, revista Time e vendosi në listën e “100 grave që kanë përcaktuar shekullin që jetojmë.”

Burimet: Huffington Post, Billboard, Glamour