Celebrity

Njerëzit thonë se për inat të Kanye-s, Drake ka marrë në videoklip dikë që duket fiks si Kim!

Shkruar nga Anabel

6 Shtator 2021

Njerëzit thonë se për inat të Kanye-s, Drake ka marrë

Kënga e re Drake ka bërë që shumë njerëz të mendojnë të njëjtën gjë: Pse ngjan kaq shumë me Kim Kardashian, një nga vajzat në klip? Këngëtari publikoi "Way 2 Sexy" këtë javë, disa orë pasi publikoi albumin e shumëpritur, "Certified Lover Boy". 

Në një nga skenat e klipit, një grup prej katër modelesh po rrijnë përreth tij, ndërsa promovojnë një aromë të quajtur "Wet By Drake". Njerëzit shpejt vunë re se njëra prej tyre ngjan jashtëzakonisht shumë me Kim Kardashian. 

"Më duket mua apo është një sozi e Kim-it në klip?", shkruan dikush.

"Drake ka marrë një sozi të Kim për videoklipin e ri!"

"Mos Drake ka marrë dikë që i ngjan shumë Kim Kardashian në 'Way 2 Sexy'?"

Kjo, e bën videoklipin edhe më "të qëllimshëm", duke marrë parasysh grindjet e fundit mes dyshes Kanye West dhe Drake, gjatë publikimit të albumeve të tyre përkatëse. Javën e kaluar, ish-bashkëshorti i Kim publikoi adresën e shtëpisë së Drake dhe prej atëherë, diss-et dhe ironitë kanë vazhduar. Madje, njerëzit janë të bindur se edhe albumi i reperit ironizon Kanye-n.

Gjykojeni vetë:

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Saint Hoax (@sainthoax)

Njerëzit thonë se për inat të Kanye-s, Drake ka marrë

Nëse jeni kuriozë për "luftën" mes dy këngëtarëve, mësoni më shumë këtu.