Meshkujt

Gratë tregojnë 10+ arsye ~të neveritshme~ të burrave që nuk kanë pranuar të përdorin prezervativë!

Shkruar nga Anabel

7 Shtator 2021

Gratë tregojnë 10+ arsye ~të neveritshme~ të burrave që

Dikush pyeti në Reddit se cili "është justifikimi apo aryseja më e çuditshme pse një burrë nuk ka dashur të përdorë prezervativ" dhe gratë u përgjigjën kështu:

#1 - Disa vite më parë, shoqja ime ishte e lidhur me dikë dhe justifikimi i tij ishte se nuk bënte dot fëmijë. Gjithsesi, tani fëmija i tij ka filluar kopshtin.

#2 - Ai më thoshte: "Fakti që nuk më beson më bën të mos shkoj me ty". Okay, mirupafshim atëherë!

#3 - "Zemër, ti e di që jam alergjik nga seksi që s'më pëlqen."

#4 - "Është njësoj si të bësh dush me mushama veshur."

#5 - Ai më tha se gjyshja e tij është katolike dhe do shqetësohej nëse ai do përdorte prezervativë [?!?!]

#6 - "Nuk ka prezervativë XXL."

#7 - "E kam të vogël, dhe prezervativi ikën gjithsesi."

#8 - "Nuk do e kisha problem edhe nëse bëja fëmijë me ty!"

#9 - Një nga ish-ët e mi më thoshte se "s'do e kënaqja kurrë përsa kohë që doja që ai të përdorte prezervativ".

#10 - "Pse, ti mendon se unë kam shkuar me lloj-lloj femrash?!"

#11 - "Nuk e bëj dot po vendosa prezervativ."

#12 - "Nuk është e nevojshme se i kam bërë testet dhe s'kam asnjë sëmundje seksualisht të transmetueshme."

#13 - "Jam alergjik nga latex"; Kur i thashë se ka dhe opsione të tjera veç latex-it, u kthye në anën tjetër. Pas pak kohësh u ndamë.

#14 - "Dua të të ndjej plotësisht."

#15 - "Mbrohu ti për ne!"

#16 - "S'kam pse të përdor prezervativë, meqë ti përdorke pilula."

#17 - "S'më pëlqen era e prezervativit."

#18 - "Unë nuk mbaja prezervativ me ish-të dashurën time" - Hmm, të dukem gjë si ish-e dashura jote?!

Burimi: Buzz Feed