Lufta e Britney Spears për t'i dhënë fund kujdestarisë së saj të urdhëruar nga gjykata mori një kthesë të papritur këtë javë, kur babai dhe njëkohësisht kujdestari i pasurisë së saj, Jamie Spears, paraqiti një peticion për t'i dhënë fund marrëveshjes.
Në një dosje gjyqësore të marrë nga CNN të martën, Jamie Spears citoi lutjet e vajzës së tij në dy seanca të veçanta gjyqësore gjatë verës, në kërkesën e tij për të përfunduar kujdestarinë 13-vjeçare.
"Ngjarjet e fundit në lidhje me këtë kujdestari kanë vënë në pikëpyetje nëse rrethanat kanë ndryshuar në atë masë sa bazat për krijimin e një kujdestarie mund të mos ekzistojnë më," thuhet në dosje. "Zonja Spears i tha kësaj gjykate se ajo dëshiron të marrë kontrollin e jetës pa shinat e sigurisë së një kujdestari. Ajo dëshirën të jetë në gjendje të marrë vetë vendime, të martohet dhe të ketë fëmijë. Me pak fjalë, ajo dëshiron të jetojë jetën e saj, pa kufizimet e një kujdestarie".
Në dosje theksohet se "Z. Spears dëshiron më të mirën për vajzën e tij dhe nëse ajo beson se mund ta përballojë jetën e saj, atëherë edhe ai është i gatshëm të tërhiqet".
Mathew Rosengart, avokati i këngëtares, e quajti zhvillimin e fundit "shfajësim".
"Duket se z.Spears beson se ai mund t'i shmanget llogaridhënies dhe drejtësisë, nëse bën këtë veprim", thotë ai.
Një seanë tjetër gjyqësore është caktuar në 29 shtator.
Burimi: CNN