Si një mënyrë për t’u ardhur në ndihmë të burgosurve në Regina Coeli dhe Rebibbia, dy burgje në Romë, Papa Françesku u dërgoi 15,000 akullore për t’i qetësuar gjatë ditëve kur Italia u përball një nga verat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë.
Në një deklaratë, Vatikani tha se zyra e bamirësisë së Papës "nuk shkoi me pushime" këtë verë. Në vend të pushimeve, vullnetarët e Vatikanit e kaluan kohën e tyre "duke vazhduar t'i përkushtoheshin, ndër të tjera, dy prej shtatë veprave të mëshirës: vizitën e të burgosurve dhe ngushëllimin e të pikëlluarve.”
Dhurimi ishte një nga disa "gjeste të vogla ungjillore" të bëra gjatë verës "për të ndihmuar dhe dhënë shpresë për mijëra njerëz në burgjet e Romës", shkruhet në deklaratë.
Në qershor të këtij viti, rreth 20 të burgosur nga burgu Rebibbia u takuan me Papën para se të bashkoheshin me të në një vizitë në Muzetë e Vatikanit.
Zyra e bamirësisë gjithashtu mori grupe të vogla njerëzish të pastrehë "në det ose liqen për një pasdite qetësie dhe darkuan në një piceri".
Përpos këtyre, Vatikani ka siguruar teste falas për Covid-19 dhe vaksinime për të pastrehët e Romës dhe ata në varfëri.
- Çfarë ndodhi? Papa Françesku ndryshon deklaratën e mëparshme për martesat e të njëjtit seks
- Papa Françesku: Nga faktet interesante te deklaratat që tundën themelet e Kishës
- Papa Françesku pranon se priftërinjtë kanë sulmuar seksualisht murgeshat
- Ky postim i Papa Françeskut në Twitter vuri gjithë internetin në siklet