Celebrity

North është e preferuara e internetit sepse sërish ‘nxjerr huq’ Kim-in

Shkruar nga Anabel

9 Shtator 2021

North është e preferuara e internetit sepse sërish ‘nxjerr

North, vajza e madhe e Kanye West dhe Kim Kardashian, gëzon një numër të konsiderushëm adhuruesish në rrjete sociale, jo vetëm për faktin që është një ikonë e vogël mode, por edhe për natyrën e saj të drejtpërdrejt e që shpeshherë nxjerr zbuluar të ëmën.

Sipas North, zëri i Kim-it që dëgjoni nëpër video nuk është zëri i saj i vërtetë. Në një seri postimesh në Instagram Stories, Kim ishte duke promovuar BoxyCharm, teksa North e pyeti pse ajo “flet ndryshe” kur filmon video për rrjete sociale.

North është e preferuara e internetit sepse sërish ‘nxjerr

“Për videot e mia? Unë nuk flas ndryshe, unë jam i njëjti person. Mendoni se flas ndryshe kur flas për konturin?” pyeti Kim.

Penelope, vajza e Kourtney-t, u dëgjua në sfond të thoshte “po”. Pas kësaj, North nisi të imitonte zërin që Kim e përdor vetëm për kamerat.

North është e preferuara e internetit sepse sërish ‘nxjerr

“Kështu flas?” pyet sërish Kim dhe sërish North dhe Penelope pajtohen.

Në maj, Kim publikoi një video ku shprehej se e pëlqente shumë këngën “Drivers License” të Olivia Rodriguez, ndërsa North tha: “Ti nuk e dëgjon kurrë.

Çfarë e ktheu situatën në një meme të denjë për Twitter ishte fakti që Kim shtoi se “mezi po priste albumin”, ndërkohë që albumi kishte një javë që kishte dalë. Thënë kjo, çfarë tha North iu duk njerëzve më e besueshme.