Celebrity

Pasi hodhi në gjyq babain e saj, Rihanna tërheq padinë: Çfarë ndodhi?

Shkruar nga Anabel

9 Shtator 2021

Pasi hodhi në gjyq babain e saj, Rihanna tërheq padinë:

Rihanna ka hequr dorë nga një padi e ngritur kundër babait, Ronald Fenty, që pretendonte se ai po keqpërdorte emrin e saj për të përfituar nga kompania e tij. Ky zhvillim i ri në këtë çështje vjen vetëm disa javë para se të dy të takoheshin në gjykatë.

E hapur për herë të parë në vitin 2019, çështja ishte caktuar të shkonte në gjyq më 22 shtator, por Rihanna u paraqit për t'u tërhequr të martën, në 7 shtator.

Ndërsa nuk ka asnjë konfirmim mbi arsyen pse Rihanna hoqi dorë nga çështja ligjore, mediat amerikane po raportojnë se ajo mund të ketë arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me babanë e saj.

Në regjistrimin fillestar, shkruhej:

"Megjithëse z.Fenty është babai i Rihanna-s, ai nuk ka, dhe kurrë nuk ka pasur, autoritet për të vepruar në emër të saj."

Këngëtarja paditi babanë e saj dhe partnerin e tij të biznesit, Moisiu Joktan Perkins për reklama të rreme dhe shkelje të privatësisë. Ajo pretendoi se, në vitin 2017, i ati dhe Perkins krijuan një kompani të quajtur "Fenty Entertainment", me pretendimin se kjo kompani kishte lidhje me Rihanna-n.

Në dokumentet gjyqësore, avokatët e saj thanë:

"Fenty dhe Perkins i kanë përdorur këto gënjeshtra në një përpjekje mashtruese për të kërkuar miliona dollarë nga palët e treta që nuk dyshojnë në këmbim të premtimit të rremë se ata ishin të autorizuar të vepronin në emër të Rihannas."

Sipas NME, Rihanna gjithashtu akuzoi babanë e saj se kishte rezervuar një turne prej 15 milion dollarësh jashtë shtetit pa lejen e saj, duke i shkaktuar dëm reputacionit të këngëtares. Avokatët e saj gjithashtu thuhet se pohuan se të dy burrat kishin injoruar kërkesat e shumta për pushim dhe për të hequr dorë.

Raportohet edhe se Fenty u përpoq të markonte fjalën "Fenty", të cilën Rihanna tashmë kishte filluar ta përdorte për disa prej sipërmarrjeve të saj të biznesit, përfshirë linjën e saj të kozmetikës, Fenty Beauty. Babai i saj planifikoi të përdorte emrin për të hapur një zinxhir hotelesh, por Zyra e Patentave dhe Markave Amerikane e refuzoi kërkesën.

Nga frika se veprimet e babait të saj do të shkaktonin "dëmtime serioze të pariparueshme" në markën Fenty, Rihanna kërkoi një urdhër për ta ndaluar atë nga përdorimi i emrit.

Këngëtarja dhe sipërmarrësja ka qenë e hapur për marrëdhënien e saj të tensionuar me të atin në të kaluarën, duke folur herë pas here për problemet e tij të dyshimta me drogën, kur ajo ishte fëmijë.

Burimi: Bustle