Nëse po mendoni të bëni një tatuazh minimalist (ose jo) në duar, ky është informacioni që ju duhet:
- Tatuazhet në gishta/duar mund të jenë *pak* të dhimbshëm
Bërja e një tatuazhi në gisht mund të jetë më e dhimbshme sesa në pjesë të tjera të trupit që kanë dendësi më të madhe të yndyrës dhe muskujve. Për shkak të pranisë më të vogël të muskujve dhe yndyrës rreth gishtërinjve, gjilpëra e makinës së tatuazhit ndjehet më shumë. Pra, ka më pak masë muskulore për të zbutur ndjesinë e gjilpërës.
Duart dhe gishtat kanë më shumë mbaresa nervore sesa pjesët e tjera të trupit, gjë që gjithashtu shkakton dhimbjen e shtuar.
- Tatuazhet në gishta zbehen
Pothuajse të gjitha tatuazhet zbehen me kalimin e kohës. Dielli, nxehtësia, lagështia etj luajnë rolin e tyre, por tatuazhet në gishta zbehen edhe më shpejt se pjesa tjetër pasi janë në kontakt më të shpeshtë me ujin nga larja e duarve.
- Në këtë rast, modelet e thjeshta rezultojnë më mirë
Gishtat nuk janë vendi më i mirë për modele dhe deklarata të ndërlikuara. Për rezultate më të mira, zgjidhni diçka sa më të thjeshtë.
- Tatuazhet në gishta mund të jenë të vështira për t'u fshehur
Shumë punëdhënës i ndalojnë tatuazhet. Pra, nëse po mendoni të bëni tatuazhe shumë të dukshëm, mendoni për profesionin që keni ose atë që dëshironi të keni në të ardhmen.
- Kujdesi pas bërjes së tatuazhit
Faza direkt pas tatuazhit kërkon kujdes të veçantë, sidomos për duart. Ju duhet të konsultoheni me tatuazhistin tuaj, të përdorni krem hidratues pa aromë për të ushqyer lëkurën etj.
Burimi: Doing Tattoos