Celebrity

Camila Cabello thotë se u përgatit kështu para takimit të parë me Shawn Mendes!

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2021

Camila Cabello thotë se u përgatit kështu para takimit të

Emocionet para takimit të parë me Shawn Mendes, bën që Camila të përgatitej me disa mënyra jo dhe aq të zakonta. Edhe pse ata kanë qenë miq prej vitesh, këngëtarja nuk arriti t'i qetësonte rrahjet e zemrës dhe e gjeti zgjidhjen tek tekila dhe muzika.

"Isha aq nervoze sa përpara se të dilja me të, ktheva dy shots-a me tekila dhe këndova 'Defying Gravity' në dush pa pushim", thotë ajo në Carpool Karaoke.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by camila (@camila_cabello)

Më pas shton:

"Mendoja: 'A do ta puth kur ta shoh'? Ne kemi qenë miq prej vitesh, por sigurisht nuk ishim së bashku".

Camila Cabello dhe Mendes njiheshin që prej 2014-ës, por ata u përfolën për një lidhje vetëm në korrik të vitit 2019. Në shtator të po atij viti, dyshja konfirmoi lidhjen.

Duket se kombinimi i Tekilës me këngët e Broadway funksionoi për Camila-n sepse prej atëherë, çifti duket më i dashuruar se kurrë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by camila (@camila_cabello)

Burimi: Buzz Feed