Jo po qëllim po shihni kudo nëpër internet fotot e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez në Festivalin e Venecias! Dalja e parë zyrtare e çiftit që prej 2003-it shkoi ashtu siç pritej, një mrekulli!
Jennifer, e veshur me një fustan të bardhë nga Georges Hobeika me dekolte të hapur të rrethuar me gura, qëndronte gjatë gjithë kohës krah të dashurit të saj. Ky i fundit, i veshur me një kostum të zi klasik, nuk i kurseu puthjet e përkëdheljet asnjë moment para kamerave.
Romanca e çiftit nisi në prill të 2021-it, por u konfirmua zyrtarisht në korrik nga dyshja në Instagram. Rikthimi i tyre erdhi rreth 15 vite pas ndarjes.
Ata u fejuan në nëntor të 2002-it, për të anulluar dasmën e tyre në janar të 2004-ës.
Burimi: People