Celebrity Style

Veshja e guximshme e Kim-it shkakton reagime në internet

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2021

Veshja e guximshme e Kim-it shkakton reagime në internet

Kim Kardashian i bëri njerëzit të kthenin kokat pasi mbërriti në New York e veshur me Balenciaga nga koka te këmbët, e gjitha me lëkurë.

Kim u fotografua duke dalë nga makina, e veshur me një pallto lëkurë, dorashka, pantallona dhe çizme stiletto. Më e rëndësishmja nga të gjitha: maska (aspak e zakontë) e fytyrës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

Siç mund ta shihni, maska ka një hapje të vetme në pjesën e prapme sa për të lejuar bishtin e flokëve.

Veshja e guximshme e Kim-it shkakton reagime në internet

Kim e shoqëroi postimin në Instagram vetëm me një emoji thike.

Njerëzit patjetër që nuk i kursyen komentet. “Ja si do vishem unë kur njerëzit të mos mbajnë më maska fytyre,” tha dikush.

Të tjerë e krahasuan me:

1

2

3

4

Një tjetër përdorues i Twitter-it postoi me ironi një shkrim të vjetër të Kanye West: “Më duhet ta vesh Kim-in çdo ditë që të mos më turpërojë”. “Tani po filloj ta kuptoj çfarë donte të thoshte Kanye me këtë,” shkruan ai.

Veshja e guximshme e Kim-it shkakton reagime në internet