Celebrity

Kim Kardashian tregon kuptimin pas veshjes më të përfolur në internet

Shkruar nga Anabel

16 Shtator 2021

Kim Kardashian tregon kuptimin pas veshjes më të përfolur në

Nëse keni patur internet këto ditët e fundit, me siguri e keni parë veshjen më të famshme të ditëve të fundit: atë të Kim Kardashian në Met Gala! 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

E veshur dhe e mbuluar nga koka tek këmbët me Balenciaga, ylli i Instagramit ia arriti të bëhej kryefjala e eventeve dhe e gjithë diskutimeve që do të pasonin më vonë. 

Kim Kardashian tregon kuptimin pas veshjes më të përfolur në

Kardashian u bë burim meme-sh në internet dhe jo vetëm kaq: Tani njerëzit kërkojnë kuptimin pas veshjes së çuditshme. 

Duke qenë se tema e eventit të këtij viti ishte rreth "Pavarësisë Amerikane", shumë prej atyre që e panë nuk arritën të gjenin asnjë lidhje mes temës dhe veshjes së saj. Por Kim, ka një përgjigje dhe përmes disa postimeve të fundit nga Met Gala shkruan: "Çfarë është më shumë amerikane se një T-shirt nga koka tek këmbët?"

Ndonëse Kim Kardashian e shpjegoi aq thjeshtë sa një T-shirt, e gjithë veshja lë vend për interpretime të ndryshme. 40-vjeçarja s'e mbylli me aq, duke dhënë një tjetër teori shpjeguese për veshjen.

Kim Kardashian tregon kuptimin pas veshjes më të përfolur në

"Për dikë që është kritikuar dhe përfolur gjithnjë si shumë seksuale, Kim tregoi se ajo mund të mbulojë çdo centimetër të lëkurës së saj dhe sërish njerëzit do të gjejnë diçka për ta kritikuar dhe vënë në lojë."- shkruan një fans në Tëitter dhe Kim e riposton në Instastory.

Kim Kardashian tregon kuptimin pas veshjes më të përfolur në

Pavarësisht se Kim është shumë e qartë me veten dhe gjithë të tjerët, është po aq e hapur t'i lërë fansat të mendojnë sipas imagjinatës së tyre! Përsa i përket meme-s së famshme me Kendall-in, Kim shkruan:

Kim Kardashian tregon kuptimin pas veshjes më të përfolur në

"Kendall po thërriste emrin tim dhe unë s'po e dalloja dot kush ishte, por e kuptova vetëm nga xixat e fustanit të saj."

Kim Kardashian tregon kuptimin pas veshjes më të përfolur në