Motivim

A ju pëlqen Manhattan? Si përgjigjja e kësaj pyetjeje mund të tregojë shanset qe keni për sukses

Shkruar nga Anabel

21 Shtator 2021

A ju pëlqen Manhattan? Si përgjigjja e kësaj pyetjeje mund

Nuk është sekret që Steve Jobs vlerësohet si një "gjeni neurotik" dhe se neuroza mund t'ju bëjë një sipërmarrës të shkëlqyeshëm. Para se të kalojmë më tej, një shpjegim për termat: Neurotik do të thotë që ju jeni të prekur nga neuroza, një fjalë që është përdorur që nga vitet 1700 për të përshkruar reagimet mendore, emocionale ose fizike që janë drastike dhe joracionale. Në rrënjët e saj, një sjellje neurotike është një përpjekje automatike, e pavetëdijshme për të menaxhuar ankthin e thellë.

Nëse ndonjëherë keni pyetur veten se cili është lloji i personalitetit dhe çfarë mund të tregojë për aftësinë për të pasur sukses, mund të keni vënë re se përgjigja nuk është e lehtë për t'u gjetur. Arsyeja është se shumë njerëz janë verbuar nga kush duan të jenë, duke mos kuptuar se kush janë në të vërtetë.

Profesori dhe neuroshkencëtari i Universitetit Stanford, Dr. Andrew Huberman përdor një pyetje të thjeshtë që mund të shpjegojë nëse jeni një person neurotik: A ju pëlqen Manhattan?

Shpjegojmë fillimisht 5 modelet kryesore të personalitetit.

1 – Ndërgjegjshmëria: përshkruan një natyrë të kujdesshme, të orientuar drejt detajeve.

- i mbajnë gjërat në rregull
- shkojnë të përgatitur në shkollë ose punë
- janë të vendosur për të arritur qëllimet
- janë këmbëngulës

2 – Dakordësia: i referohet një dëshire për të mos patur probleme.

- janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë
- janë të kujdesshëm dhe të sinqertë
- janë të interesuar për njerëzit përreth
- besojnë më të mirën për të tjerët

3 – Neurotizmi: përshkruan një tendencë për të pasur mendime dhe ndjenja shqetësuese.

- shpesh ndihen të prekshëm ose të pasigurt
- stresohen shpejt
- i luftojnë situata me vështirësi
- kanë luhatje humori

4 – Hapja: i referohet një ndjenje kurioziteti për të tjerët dhe botën.

- kënaqen duke provuar gjëra të reja
- janë shumë kreativë
- kanë imagjinatë të fortë
- janë të gatshëm të merren me ide të reja

5 – Ekstraversioni: referohet energjisë nga ndërveprimet shoqërore.

- kërkojnë kënaqësinë dhe aventurën
- bëjnë miq shumë shpejt
- flasin pa u menduar
- kënaqen kur janë aktivë me të tjerët

Personat neurotikë karakterizohen nga një prirje e cila shkon drejt emocioneve negative, ankthit dhe paqëndrueshmërisë, faktorë që i bëjnë ata të kenë një ndjeshmëri të shtuar ndaj kërcënimeve. Kjo ndjeshmëri jashtëzakonisht e madhe ndaj kërcënimit i çon njerëzit neurotikë që të gjejnë situata në dukje jo kërcënuese dhe t’i shohin si kërcënuese. Dhe ky mund të jetë një mjet tepër i fuqishëm.

Në fakt, ndjeshmëria ndaj frikës mund të jetë një simptomë e një ndjenje të shtuar të ndjeshmërisë dhe një lidhje më e madhe me ndërveprimin (përpunimi i brendshëm ndijor). Funksioni fillestar i frikës është të mundësojë ndërgjegjësimin për kërcënimet.

Në botën e njerëzve dhe biznesit, kjo do të thotë se themeluesit që ndërtojnë startupe të suksesshme janë ata që jo vetëm njohin praninë e problemeve (nëpërmjet frikës, ankthit), por i zbusin përmes zgjidhjeve strategjike dhe veprimeve të përshtatshme për rrezikun.

Ata që pëlqejnë kaosin e qyteteve me ritme të shpejta janë tipikisht neurotikë. Kaosi patologjik është ngushëllues për këto lloj mendjesh. Njerëzit neurotikë kanë tendencë të ndiejnë një ndjenjë energjie paqësore në një mjedis kaotik, pavarësisht nëse është New York, Tokio, Londër, apo vende të tjera të ngjashme.

Nëse nuk i pëlqeni qytetet e zhurme nuk do të thotë që nuk mund të jeni të suksesshëm, por do të thotë që duhet të përpiqeni të jeni shumë të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme dhe të dini kur të zhvilloni strategji për t’i zbutur ato.

Duke kuptuar se vetë natyra e frikës është të shërbejë si një mjet për mbijetesë, në shekullin 21, është gjithashtu një mjet për sukses. Frika na lejon të njohim problemet dhe me aftësinë për të parë problemet, ne jemi në gjendje të gjejmë zgjidhje.

Ata që kanë një qasje neurotike mund të duken "të çmendur" në sytë e të tjerëve, por novatorët, vizionarët dhe sipërmarrësit më të suksesshëm janë ata që kanë aftësinë të shohin çfarë të tjerët nuk munden.

Burimet: Inc.Magazine, Psychology Today, Healthline